Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Emri i Non Gratës, një e shkuar politike! Emri nuk i gjendet më as në listë votimi

23 Prill 2023, 17:16

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla zhvillo një takim me banorët e Ballagatit në Lushnje, nga ku është shprehur se emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi emri i tij është fshirë edhe nga lista.

Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës.