Zgjedhjet e 14 majit, banorët në Yzberisht do votojnë në kontenierë të përshtatur, janë rrethuar me gardh! Disa qytetarë s’gjejnë emrin e tyre

5 Maj 2023, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2023-05-05 14:36:22

Përgatitjet për votimet më 14 maj kanë nisur. Banorët e lagjes numër 14 në Yzberisht, pranë Bulevardit Migjeni, për zgjedhjet vendore të 14 majit do ju duhet të votojnë në kontenierë të përshtatur si qendra votimi. Janë 22 të tillë të vendosur në dispozicion të qytetarëve.