Zgjedhjet e 14 majit, nis lënia e mandateve nga deputetët! 6 lënë karriget e Kuvendit për garën si kryetar Bashkie

23 Mars 2023, 21:18 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 21:31:21

Edhe pse në udhëkryq për zgjedhjet vendore në krah të Rithemelimit, deputet Luçiano Boçi e Belind Këlliçi e kanë lënë mandatin e deputetit. Nga Kuvendi pritet të largohen 6 ligjvënës, ndërsa të hënën dorëzohen listat e kandidatëve në KQZ nga subjektet zgjedhore.