Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës

28 Korrik 2025, 13:07 | Përditesimi: 28 Korrik 2025, 13:07

KQZ shpërndan mandatet për deputetët e zgjedhur në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit. Në kampin e PS, në Kuvend do të ulet Zegjine Çaushi edhe pse humbi nga rinumërimi i Fierit. Kandidatja e PD në Durrës, Andia Ulliri kërkoi t’i zërë vendin me argumentin se është gruaja më e votuar në listën e hapur të Durrësit. Por, kërkesa u rrëzua nga KQZ.

I.M/Shqiptarja.com