Zgjedhjet lokale, territori me hartë të re dhe pse 'rilindi' LSI

29 Korrik 2022, 22:16

Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.