Zgjedhjet/ Misioni i OSBE nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet! Zannier: Do monitorojmë edhe fushatën në rrjetet sociale

2 Prill, 11:17 | Përditesimi: 2 Prill, 14:44

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se 300 vëzhgues afatshkurtër do monitorojnë standardet, 26 vëzhgues afatgjatë do shpërndahen në Shqipëri.

Zannier theksoi se do të ketë një vëmendje të veçantë për zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR mbi standardet e zgjedhjeve, si dhe për monitorimin e fushatës në rrjetet sociale.

“Një ditë pas zgjedhjeve do kemi gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit që do prezantohen ditën pas zgjedhjeve dhe në fund një vlerësimin tërësi i të gjithë procesit të zgjedhjeve që do bëhet me raportin përfundimtar”, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com