Zgjedhjet në PD, Basha: Ditë unike, demokratët e sprovuar kanë votuar masivisht! S’është për interesin e tyre personal, por për kauzën

29 Korrik 2023, 11:16

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar demokratët që sipas tij edhe pse janë të sulmuar dhe të sfiduar kanë votuar ditën e sotme. Për 25 mijë anëtarët që kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, Basha thotë se për ta vlen vetëm kauza politike e jo interesi i tyre personal. Ai nuk ka pranuar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.