Zgjedhjet në Rrogozhinë, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi mbërrijnë në QV-në që u ndërpre votimit

23 Korrik 2023, 11:20

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.