Zgjedhjet/ Nis në Fier shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ

10 Maj 2025, 13:12 | Përditesimi: 10 Maj 2025, 13:12

Ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60 në bashkinë Fier.

Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

Në KZAZ-në 60 është bërë shpërndarja për 97 qendrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qendrat e votimit në njësitë administrative.

Gjithashtu në orën 12:00 ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë Patos Roskovec dhe Mallakastër.

r.k./Shqiptarja.com