Zgjedhjet parlamentare, nis procesi votimit në Dibër

11 Maj, 08:37 | Përditesimi: 11 Maj, 08:37

Edhe në qarkun e Dibrës ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Janë 53, 507 qytetar me të drejtë vote. Në këtë bashki janë 100 qendra votimi, nga 99 që ishin në zgjedhjet e vitit 2021.

Në Bulqizë, kanë të drejtë vote 27,244 qytetar dhe do të votojnë në 49 qendra votimi. Në këtë bashki nuk ka ndryshim nga zgjedhjet e kaluara të qendrave të votimit.

Në Klos, kanë të drejtë vote 14,651 qytetar të cilët do të votojnë në 26 qendra votimi.

Në Mat, 26,765 qytetar kanë të drejtë vote në 47 qendra votimi gjithsej.

Gjithsej në këtë qark janë 122,167 qytetar me të drejtë vote për zgjedhjet e së dielës. Ndërkohë, katër vite më parë, ishin 131,225 qytetar me të drejtë vote ndërsa morën pjesë në votime 69,133 shtetas.

Sa i përket diasporës, deri dje kanë mbërritur pranë KQZ 7,051 zarfe me fletë votimi.

I.M/Shqiptarja.com