Zgjedhjet/ SPAK dhe KQZ me zyrë të përbashkët për gjurmimin e krimeve zgjedhore

15 Prill, 16:33

Që nga 11 prilli, kur zyrtarisht nisi fushata zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ngritur një zyrë e përbashkët e KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë zyrë janë vendosur oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët punojnë bashkë me zyrën e KQZ për monitorimin e fushatës online apo në media.