Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët

25 Mars 2023, 15:25

Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, Vlorën. Asambleja e PS-së në mbledhjen e sotme zgjodhi me 199 vota diplomatin Ermal Dredha, i cili fitoi kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 55 vota.