Zgjedhjet vendore në Shqipëri, krahasim i pjesëmarrjes ndër vite! Më e larta në 1992 me 70%, më e ulëta në 2019, votuan vetëm 20% e zgjedhësve

14 Maj 2023, 07:51

Nga historiku i proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve shqiptarë në votime është shënuar në vitin 1992, ku kanë marrë pjesë 70% e votuesve më të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes më të ulët ishte në zgjedhjet lokale të 2019 me vetëm 22% të votuesve. Statistikat tregojnë se vitet e fundit numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka ardhur duke u ulur.