Zgjedhjet vendore/ Shefja e OSBE-ODHIR takim me Damian Gjiknurin në selinë e PS

21 Prill 2023, 16:46 | Përditesimi i fundit: 2023-04-21 21:28:33

Shefja e OSBE-ODHIR Audrey Glover vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Kësaj radhe, Glover është ndalur në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin.

Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Soialiste dhe aty do të zhvillojë një bisedë me Gjinkurin, ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore dhe kandidatët e përzgjedhur për të garuar në 61 bashkitë.