Zgjedhjet vendore, vëzhguesit ndërkombëtarë: Proces përgjithësisht i mirëorganizuar, 14 maji ditë paqësore! Politizimi ekstrem, shqetësues

15 Maj 2023, 17:48

Një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcjellë sot të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor. Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.