Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama

23 Janar, 22:51

Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në Report Tv thotë se në zgjedhjet e 11 majit, në lojë do jenë vetëm 48 mandate që dalin nga listat e hapura. Ai sqaron se rreth 92 deputetë do dalin nga lista e mbyllur, që i cakton Berisha e Rama. Në bazë të llogarive me rezultatet e 2021, Zaloshnja thotë se PS i arrin 46 mandatet e mbyllura dhe më pas në listën e hapur do jetë lufta mes llojit. Edhe për PD, shprehet se pothuajse i merr 46 depuetët e fiksuar.