Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës në Sarandë: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

4 Maj 2025, 07:43 | Përditesimi: 4 Maj 2025, 07:43

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Saranda lidhur me fituesin e Primareve, drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina Zhupa i është përgjigjur nga sheshi ku ishte bashkë me ekipin. Teksa thotë se kryesocialisti tha gënjeshtra nga Saranda, Zhupa shkruan se ndodhet në krye të fushatës së bashkë me ekipin për t'i dhënë humbjen atij më 11 maj. 

E.H/Shqiptarja.com