Zhupa vlerëson Bashën: Uroj që shumë shpejt të jëtë aktiv në strukturat e PD-së, ka shumë për të dhënë për opozitarizmin

16 Korrik 2022, 07:33

Deputetja Ina Zhupa e ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’ ka vlerësuar ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe tha se uron që shumë shpejtë të jetë aktiv në strukturat e PD-së dhe në parlament.

'Për Bashën kam një respekt maksimal, kam qenë një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta. Uroj ta shoh sa më shpejt aktiv në të gjitha strukturat e PD dhe kudo në parlament. Është një njeri që ka shumë për të dhënë ende për opozitarizmin dhe nuk ka arsye pse mos të jetë aktiv dhe të mos bashkohet për një lloj opozitarizmi kundrejt Edi Ramës.'- tha Zhupa.