Zina Gjura, vitet skllavëruese në kampin e Tepelenës...

3 Shtator, 20:05

 

Zina ishte 9 vjeç, kur kuptoi se jeta mund të kthehej përmbys brenda një minute duke e ndryshu rrjedhën e saj një herë e përgjithmonë. Ishte një ditë e ftohtë dimri e fillimvitit 1949. Ajo kujton se atë ditë ishte festa e karnavaleve në Shkodër. Një kamion do të ndalej para portës së shtëpisë së tyre diku pranë kishës së Shënkollit në Shkodër, dhe aty do të ngarkonin pak tesha dhe gjithë pjestarët e familjes Delia, nënën e Zinës, bananë, vëllanë dhe motrën e saj. Do ti internonin në kampin famëkeq të Tepelenës, ku i priste nëj kalvar i tmerrshëm vueajtjesh. Shkak i internimit, sipas zyrtarëve komunistë, ishte bërë arratisja e të vëllait Linit, afro 6 muaj më parë.

    No videos found.