Zjarrvëniet/ Balla takim me kreun e ILD-së, i shpreh shqetësimin për gjyqtarët: Japin vendime të lehta për piromanët dhe ata me armë pa leje

2 Gusht 2023, 10:43

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metani shqetësime, lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënies.