‘Zogu më dëgjon, zemra a më ndjek...?!’ Rama batuta me të riun e ‘hallakatur’: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka! Vota e 11 majit është historike

24 Prill 2025, 16:31 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 16:31

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant, apo “sy të keq” e “hudhër” siç i pëlqen t’i quajë gjatë fjalimeve të tij.

Teksa fliste para të rinjve socialistë në zonën e Belshit, ai i tërhoqi vëmendjen një të riu përballë që nuk e kishte mendjen.

Rama iu drejtua si “zogu”, duke i kujtuar se nuk e kishte mendjen se “po i fliste një zoçke aty pranë”.

Kryeministri vuri theksin te gjenerata e re që ka fatin historik për një ngjarje të madhe, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një ëndërr e prindërve dhe gjyshërve të tyre.

r.k./Shqiptarja.com