Zonjës i ka ardhur në majë të hundës me lojërat politike: Të zhduken,kanë pasuri marramendëse

17 Qershor 2020, 10:49

E drejtëpërdrejtë me klasën politike ishte një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zonja tha se ishte e lodhur nga lojërat që bën klasa politike duke kërkuar që të zhduken të gjitha pasi kanë pasuri marramendëse. Ajo i tha gazetarit Andi Kapxhiu se duhet të bëhet kujdes me trajtimin e koronavirusit pasi po trishtohen edhe fëmijët.