Zup anglez nga zonja Vjollca

17 Mars 2021, 10:25

Zup anglez

Përbërësit:

500 gr qumësht

vanilje

4 të verdha veze

140 gr sheqer

45 gr niseshte

shurup luleshtrydhe

50 gr çokollatë e zezë

pandespanjë ose biskota savojard

1 lugë gjelle kakao amaro

Përgatitja:

Ngrohim qumështin shtojmë në të ½ lugë kafe vanilje. Në një tas vendosim 4 të verdha veze, sheqerin dhe I përziejmë sëbshku niseshten dhe vazhdojmë përzierjen deri sat ë na formohet një masë homogjene. Shtojmë në tasin me vezë 1 garuzhde qumësht të valuar dhe e hollojmë masën duke e përzjerë mirë shtojmë masën e holluar në tas në tenxhere dhe vazhdojmë përzierjen me tel vezësh deri sa kemi kremi të valojë. Largojmë kremin nga zjarri dhe e ndajmë atë në dy tasa. nën njërin prej tyre shtojmë çokollatën e grirë e përziejmë deri sa cokollata të shkrihet plotësisht. I mbulojmë të dy tasat me ceelfon direkt mbi krem dhe I lëmë të ftohen. Në 4 gota të shkutra vendosim si bazë 1 fetë pandispanjë ose copa me biskota savojard. Lagim biskotën me shurup luleshtrydhe mbi të vendosim 1 lugë gjelle krem çokollate mbi të vendosim krem vanilje, mbi të vendosim përsëri pandispanjë ose biskotë savojard duke mbuluar plotësisht kremine vaniljes. E lagim biskotën me shurup dhe përsëri vazhdojmë krem çokollate e më pas krem pastiçerie, E nivelojmë me një thikë apo spatula dhe në fund e pudrosim me kakao amaro.