Zvarritja e aferës ‘Partizani’/ Nesër seanca e radhës paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim

10 Prill 2025, 16:58 | Përditesimi: 10 Prill 2025, 16:58

Nesër në 09:30 seanca e radhës paraprake për aferën e dosjes Partizani. Gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët. Seanca përkon me të njëjtën ditë që nis edhe fushata zgjedhore. Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare.

r.k./Shqiptarja.com