Zyrtares i vodhën 120 mijë euro, Berisha: Rama u përpoq ta fshihte

14 Janar 2023, 12:34

Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish tek vjedhja e shtëpisë së zyrtares, Alda Klosi, së cilës pastruesja i mori 120 mijë euro. Berisha tha se Rama tentoi që ta fshehë këtë ngjarje.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët. Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro. Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.

Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.  Mos vidh, që ti të ndërtosh parajsën në Surrel dhe të tjerët ti përzësh nga vendi. Mos fsheh vjedhjet. U përpoq ta fshihte, sic ka fsheh vjedhjen e Damianite ministrave të tjerë. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

    No videos found.