-
VIDEO
Pr/buxheti 2025 në kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
Pr/buxheti 2025 vijon të diskutohet në komisionin e Ekonomisë. Për deputetin socialist Erion Braçe fondet për skemën e rimbursimit të barnave janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit.
-
VIDEO
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet
Vlerë të shtuar në shëndetësi i quajti ministrja Albana Koçiu dy koncesionet e check-up dhe sterilizimit në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Ajo tha se check-upet kanë arritur qëllimin për të sensibilizuar qytetarët për kontrolle periodike.
-
VIDEO
Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion
Një nga pjesët më të zeza të progres-raportit e quajti kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa kapitullin ku flitet për lirinë e shtypit në Shqipëri. PD kërkon ndryshime ligjore për shkurtimin e afatit që mediat presin për të marrë përgjigje nga institucionet dhe të lehtësohet aksesi në informacion për gazetarët.
-
VIDEO
Rama për 'Il Giornale’: BE po humbet peshën në skenën globale, por prodhon ende kufizime! Do marr frymë më lehtë kur të përfundojnë zgjedhjet në SHBA
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për 'Il Giornale' i është përgjigjur një sërë pyetjesh. Lufta në Ukrainë? Rama: Kam frikë se do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Meloni befasoi shumë në Evropë
-
VIDEO
PD vendos t'i kthehet parlamentit/ Bardhi: Do të marrim pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025! Replikon me Gonzaton: Bëji thirrje Ramës të bëjë detyrën
Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar në seli.
Kreu i grupit parlamentar në përfundim të saj tha se PD do të marrë pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025
" Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë pr5opozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar. Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën. Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve. Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti. Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend, tha Bardhi.
-
VIDEO
‘Nuk ishte e ftuar’, Tabaku përplaset me Spiropalin në sy të ambasadorit BE! Deputetja e PD-së: Më vodhi aktivitetin
Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Evropian, që përgatit të rinjtë për procesin negociues nisi disi në mënyrë të pazakontë. Elisa Spiropali dhe Jorida Tabaku nuk pranuan të ulen bashkë, pasi siç u shpreh demokratja, kryetarja e Kuvendit i kishte vjedhur aktivitetin dhe ishte ulur në një tryezë ku nuk ishte ftuar.
-
VIDEO
'PD nuk më duket në mosbindje civile, duhet të flasim për buxhetin', Pampuri në 'Studio Live': Arrestimi i Metës, për të bërës pis punën e SPAK
Deputetja Oriola Pampuri ishte sot e ftuar në ‘Studio Live’ Report Tv me Arbër Hitajn. Pampuri komentoi hapjen e grup kapitujve të parë me BE-në, mosbindjen civile dhe arrestimin e Metës.
-
VIDEO
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
Fleta e votimit për diasporën do të jetë e njëjtë me fletën e votimit që do të përdoret brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por me një element të veçantë dallu
-
VIDEO
'Vorio Epiri është një term i vdekur' - Athina 'revoltohet' nga deklarata e Edi Ramës
Ministria e Jashtme e Greqisë, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Selanik, në takimin me shqiptarët.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
“Vorio Epiri është një term i vdekur,” deklaroi Rama në takim.
-
VIDEO
'Nuk ka kohë për t’u zvarritur', Gonzato: Rrisni ritmin e reformave, BE ju monitoron rigorozisht! Spiropali: Shqipëria 2030 në BE, plan i arritshëm
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përforcoi edhe një herë mesazhin se Komisioni Evropian është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë, teksa nënvizoi se është thelbësore tashmë që Shqipëria të rrisë ritmin e reformave.
-
VIDEO
Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Zero komunikim me Metën! Do përballem me padrejtësinë
Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, duke thënë se do të përballet me padrejtësinë.
E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”.
-
VIDEO
21 janari/ SPAK pyet ish-deputetin e PS, Arben Çuko: Janë vrarë 4 veta, ngjarja s’mund të lihet në harresë
Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet për 21 janarin, ndërsa kësaj radhe ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS, Arben Çuko.