• VIDEO

    Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit

    në foltoren e Parlamentit foli edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili nuk u shpreh dakord me vendimin e Administratives për rrëzimin e masave të Etikës së Kuvendit.

    Ai shpjegoi se vendimi i organeve të Parlamentit nuk është rrëzuar, por thjesht ka zhvendosur datën, edhe pse ka kryer ndërhyrje jashtë kompetencës së saj. Por sipas Peleshit mazhoranca e ka pranuar për hir të normalitetit parlamentar dhe bëri thirrje ndaj opozitës që të diskutonin për buxhetin dhe se vendimet e gjykatës të drejta ose jo nuk janë shkak për djegie karrigesh. Ai tha se do e respektonin atë vendim, pavarësisht se nuk ishte i drejtë.

  • VIDEO

    Zhupa: S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, keni përjashtuar deputetët e opozitës pa ligj! Qeveri teknik

    Deputetja demokrate Ina Zhupa foli për përjashtimin e deputetëve të opozitës duke thënë se Spiorplai i ka dënuar pa ligj. Zhupa tha se duhet të hapet rruga për qeveri teknike

    S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, por vetëm zonja Spiropali. Kemi shkelur kushtetutën dhe rregulloren dhe keni kërkuar që këtë parlament ta ktheni në një seksion të PS duke përjashtuar pa ligj pa rregullore deputetët e opozitës që të bëni teatër dhe të kaloni fap e fap ligjet. Opozitës i vendosët garëd, policinë. Zotëria atje i Sky dhe Enchorchat thotë pse e çuat në gjykatë, ju duhet të merrni të mirëqeni vendimet e Bushkës dhe Spiropalit se ne ju përjashtojmë sa herë të duam. Përjashtuar 24 deputetë të opozitës se ju donte qejfi, apo se ju dha urdhër politik Edi Rama. Duhet të mbani përgjegjësi, të largoheni dhe të hapni rrugën këtij parlamenti, të shkohet në qeveri teknike me rregulla të barabarta loje.

  • VIDEO

    Dogjani në Kuvend: Detyruat Nikollën të japë dorëheqjen se Rama donte një ushtare si Spiropali që të përjashtojë opozitën

    Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e dënimit të deputetëve të opozitës është kthyer në çështje debati në Kuvend. Deputeti i PD, Asllan Dogjani tha se detyruan Lindita Nikollën me qëllim që të vendosnin në krye të Kuvendit një ushtare si Elisa Spiropali.

    Largimi i Nikollës nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruat të japë dorëheqjen se Rama donte një ushtare si puna juaj që të përjashtonte 24 deputetë me kundërshtim në rregulloren. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe ju na përjashtuat se morët urdhër nga Rama për të penguar fjalën tonë. Në ditët e para sapo jeni ulur në atë karrige keni marrë një vendim për të mos zbatuar vendimin e kushtetueses. Keni përjashtuar 24 deputetë për t’i mbyllur gojën o opozitës se juve ju intereson të ktheheni në diktaturë.

  • VIDEO

    Vendimi i Administratives për shfuqizimin e dënimit të deputetëve, Balla: Nuk diskutojmë vendimet e gjykatave

    Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e dënimit të deputetëve të opozitës është kthyer në çështje debati në Kuvend.

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla u shpreh në Kuvend se mazhoranca nuk diskuton vendime të gjykatave teksa ju referua vendimit të Administratives.

    Ai tha se Kuvendi duhet që të hyjë në një rrjedhë normale punimesh.

     ‘E dëgjova Bardhin që iu referua një vendimi të gjykatës administrative. Tani ju keni të drejtën tuaj që në rrugë ligjore të vazhdoni që të ndiqni çështjen që ngrini. Tani a do të hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit dhe të hyjmë në diskutimeve të rendit të ditës, sepse ne e kemi thënë nuk diskutojmë vendime të gjykatës. Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha ai.

  • VIDEO

    Bardhi i kërkon dorëheqjen Spiropalit: me urdhër të krimit ke penguar opozitën të marrë pjesë në Kuvend

    Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend dorëheqjen Elisa Spiropalit duke thënë se me urdhër të krimit të organizuar ka penguar opozitën që të marrë pjesë në Kuvend. Bardhi i referohet vendimit të Gjykata Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.

    "Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë. Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen", tha Bardhi. 

  • VIDEO

    Deputeti i PD Dashnor Sula i tregon prangat Spiropalit: Këto ju presin

    Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me përplasje, ku deputeti i PD Dashnor Sula i ka treguar prangat kryetares së Kuvendit Elisa Spriopali duke i thënë se prangat do ti presin.

    'Këto ju presin', tha ai.

    Ndërkohë Spiropali ui kë kërkuar që të ulet dhe të flas kur të marr fjalën.

    “Zoti Sula uluni, mund të uleni në vendin tuaj.  Merrni fjalën për disktuim dhe keni të drejtën tuaj’, tha ai.

  • VIDEO

    Parlamenti/ Lulzim Basha ulet dy rreshta tavolinash pas Gazment Bardhit, zhvendosjen e kishte kërkuar kreu i grupit të PD

    Teksa seanca parlamentare nisi përsëri me debate të forta dhe tensione, për shkak të vendimit të Gjykatës që rrëzoi vendimet e Kuvendit për përjashtimet e deputetëve demokratë, një detaj i veçantë i veçantë u pa nga punimet.

    Deputetët opozitarë hyn në krahun e tyre të tavolinave, por u pa se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është ulur larg kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Madje pas kurrizit të tij, me distancë dy radhë tavolinash.

    Kjo zhvendosje e Bashës vjen pas kërkesës së Bardhit për ta zhvendosur Bashën.

    Basha u pa i qeshur teksa Bardhi fliste dhe akuzonte Spiropalin dhe mazhorancën, teksa ishte duke diskutuar me një nga kolegët e tij ngjitur.

    A.Q/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    Reforma në drejtësi, Basha: U bë me mbështetje të SHBA, Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj SPAK

    Lulzim Basha ka mbajtur një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ku komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Basha tha se reforma u realizua falë mbështetjes dhe presionit të SHBA. Ndërkohë, i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë sipas tij nga sulmet ndaj SPAK.

     
  • VIDEO

    Hetimet për 21 janarin, ish-ministri i Brendshëm Basha: Në dispozicion të SPAK, frikë duhet të kenë ata që shkelën ligjin

    sh-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha flet për hetimet e SPAK për dosjen 21 janari. Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë.  

    “Jo deri në këto momente, jo. Por unë në çdo rast jam dhe mbetem në dispozicion të SPAK. Është çështje detyrimi, Duhet të marrë fund epoka e imuniteti parlamentar, kur mbrohet pas imunitetit dhje për të mos u trajtuar i barabartë para ligjit.

    A keni frikë se hetimet ju prekin edhe ju? Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin”, tha Basha.

  • VIDEO

    Kuvend/ PD tërhiqet nga kaosi, kthehet në seancë! Diskutohet miratimi i buxhetit faktik i vitit 2023

    Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend dhe ka vendosur të heqë dorë nga kaosi për të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin.

    • VIDEO

      Berisha mos të ketë ILUZIONE, administrata e TRUMP krijoi SPAK-un. DEBATE në studio | E PLOTË

    • VIDEO

      Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij

      Donald Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv komenton se si do të ndikojë ardhja e Trump si Presidenti i SHBA në raport me Shqipërinë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv