• VIDEO

    REPLIKAT/ Policia në Kuvend, ministri: Bëri detyrën! Bardhi: Ushtar i bandave të Durrësit! Yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Ballukun

    Në Kuvend pati debate edhe për incident me policinë, ku oforcat e FNSH u futën në Kuvend kur ende deputetët ishin në oborr më 17 tetor. Bardhi tha se futën Policinë në kuvend, në një kohë kur ky institucion ruhet nga Garda.

    Përgjigja i erdhi nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili tha se Policia zbatoi detyrën, pasi turma po shkonte drejt Kuvendit. Bardhi e quajti ushtar të bandave të Durrësit, ndërsa hodhi akuza ndaj vëllai të ministrit duke thënë se vjedh paratë e shqiptarëve në OSHEE. Sipas Bardhit, ai do të marrë në qafë veten dhe ministren Belinda Balluku. 

    Bardhi: Peleshit: Guxuat futët Policinë e Shtetit në Kuvend dhe i thoni gjykatave të republikës që nuk paskan të drejtë të futen në veprimtarinë e Kuvendit.

    Hoxha: Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin.

    Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit që me marrëveshje me njëra tjetrën të kanë zgjedhur ty si ministër i brendshëm. Kjo është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë kolegët e PS, e dinë mirë që ke shkuar dhe shkon i falesh bandash së Durrësit. Përfaqësues i tyre je ti, mos guxo më kurrë të më drejtohesh mua e deputetëve të opozitës me epitete se zotërote ne mund të vëmë nja 20 epitete të merituara. S’ka punë policia e shtetit në Kuvend, po ti o i shërben ligjit, o krimit, ti e kë bërë zgjedhjen, i shërben krimit.

    Bardhi-Ballukut: Dhe ti zonjë shkarkoje vëllain e atij, mos mbani hajdutë atje.

  • VIDEO

    Tabaku: I kemi rënë më qafë Lindita Nikollës, drejtim më të keq se tani Parlamenti s’ka pasur! Spiropali: Vetëm ju s’mund të ankoheni për hapësirat

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për ndryshimin e rregullores, por edhe moszbatimin e 4 vendimeve, ndaj kërkoi me urgjencë realizimin e tyre, që parashikoheshin edhe në Progres-Raportin e BE-së. Një prej tyre vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Ndryshoni rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Këtë mund ta bëni tek PS, si të doni. Ndryshoni rregulloren, ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme. Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Tabaku.

    Por e menjëhershme përgjigja e kryeparlamentares Spiropali në replikë:

    “Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht”.

  • VIDEO

    Pandeli Majko ironizon opozitën: Kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Më kujtoni veten kur isha student

    Deputeti i PS Pandeli Majko ka ironizuar deputetët e opozitës të cilët u rikthyen në Parlament.

    Ai pyeti deputetët e opozitës nëse ardhja e tyre sot në Kuvend është mosbindje civile.

    "Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit. Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna", tha Majko.

  • VIDEO

    Korreshi ironizon në Kuvend: Shoku President bën fushatë me def e kitare në Lushnjë! Spiropali: Trego respekt

    Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”.

    Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm në sallë.

  • VIDEO

    Agron Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal! Hoxha: Urdhri po zbatohet

    Në seancën parlamentare foli edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj. Ndryshe nga kolegët e tij, ai foli për çështjen e mbetjeve toksike, duke kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

     
  • VIDEO

    'Po shitet si ushtar i Ramës, për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij’, Bardhi hedh akuza ndaj Begajt: Është përfshirë në fushatën e PS

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi lëshoi akuza në drejtim të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj se është përfshirë në fushatën elektorale të PS.

    Në takimet e presidentit nëpër qytete Bardhi tha se Begaj nuk mori përfaqësues të opozitës por vetëm të mazhorancës duke e akuzuar se po shitet si ushtar i Ramës për të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij.

    "Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Kam edhe një thirrje ndaj tij, duhet të ndal përfshirjen e ambasadorëve të republikës në fushatën e PS, në Selanik ambasadorja ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota, e kanë të ndaluar. Presidenti ka qenë në Skrapar dhe kishte në krah drejtuesin e qarkut të PS. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për dy leje për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha ai.

  • VIDEO

    Nallbati me karrige në dorë: 'Flisni ju për ligj që keni përdhunuar Kushtetutën, edhe këto i vodhët?!' Gogu: Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag!

    Deputeti i PD, Bledjon Nallbati bëri ironi me kolegun e tij të mazhorancës, Toni Gogu, që akuzoi opozitën për seancat e kaosit, ku u rrezikua jeta e deputetëve dhe atij vetë.

    Nallbati ironizoi Gogun duke i thënë “shyqyr që shpëtove” apo se “të gjendem pranë në këto momente”.

    Ligjvënësi demokrat më tej akuzoi mazhorancën për vjedhjet e koncesioneve apo prokurimeve, si tenderët e rrugëve. Gjithashtu ai përmendi edhe rastin e karrigeve, duke hedhur aludime se “edhe karriget i keni vjedhur?”.

    Kjo për faktin se tha që kishte gjetur aty ku ishte ulur një karrige të vjetër, teksa ishte bërë tender për blerjen e karrigeve të reja. Dhe në fund ai u shpreh me një anatemim për mazhorancën: “Mos u ngopshi dhe ju zënçin sytë!”. Nallbati ngre karrigen, “na morët lekët, por sollët karrige të vjetra”. Kurse Nallbati ishte shprehur “flisni për ligj ju që keni përdhunuar Kushtetutën”.

    Kurse Gogu në replikë iu përgjigj duke i kujtuar se në Kuvend pati dhunë dhe jashtë zjarr. “Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag”, u shpreh ai me nëntekst për opozitën. Gogu kujtoi se opozita vjen nga rruga e dhunës.

     

  • VIDEO

    'Ke marrë rolin e Nafijes...', Spiropali ironizon Nokën: Na kishe munguar, i ke pak të vjetëruara këto metaforat

    Vijon me debat dhe me tone të larta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se mosbindja civile nga opozita do të vazhdojë, ndërsa shtoi se janë në Parlament për betejë.

    Në fjalën e tij, Noka ka krahasuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali si “Nafija” një personazh në filmin “Gjuetia e fundit”.

    Ndërkohë Spiropali ironizoi Nokën duke i’u përgjigjur “Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat”.

  • VIDEO

    Noka: Me ju ka vetëm një gjuhë, mosbindje civile! Sillo dhe Nafija para përgjegjësisë, na dukeni si miza...!

    Teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali sugjeroi opozitarëve se cili do fliste në radhë i pari, Flamur Noka apo Luan Baçi, i pari teksa mori fjalën me leje të të dytit, iu përgjigj se “edhe ju duhet të zgjidhni se kush do vjedh më bukur”.

    Noka sulmoi ashpër mazhorancën, duke paralajmëruar se “mosbindja civile do vazhdojë” deri në shkrehjen e mashorancës siç e quajti ai. Teksa përdori edhe epitete për miza dhe hajdutë, ai e quajti kryeministrin “shoku Sillo” dhe Spiropalin si “Nafije”.

  • VIDEO

    Klosi: Juve ju ka dënuar morali i këtij qyteti! Jemi PS, ju kemi mundur e do ju mundim prapë

    Menjëherë pas Luan Baçit foli edhe deputeti socialist Blendi Klosi. Ai tha se djegia e karrigeve ishte vepër penale, teksa u kujtoi opozitarëve se Partia Socialiste i kishte mundur dhe do i mundtte përsëri.

    “U tërhoqët nga mosbindja civile? Nga djegia e karrigeve që vini dhe ankoheni sot këtu? Djegia e karrigeve është vepër penale. A mendoni çfarë shembulli i jepni politikës shqiptare? Vini tundni një vendim gjykate që përsëri ju ka dënuar, se ju ka dënuar morali i këtij qyteti.  Jemi Partia Socialiste e Shqipërisë që ju kemi mundur, e do ju mundim prapë. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet”, tha Klosi ndër të tjera.

  • VIDEO

    Gogu në Kuvend: Dogjët Parlamentin për një vendim gjykate, s' arrini dot të ndizni zjarr idesh e ndizni karriget

    Duke ju referuar ngjarjes së ndodhur pak javë më parë në seancë, ku Spiropali u godit nga Gazment Bardhi, deputeti i PS Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita nuk ndez më me ide dhe ndaj ndez karrige dhe godet me këmbët e karriges kryetaren e Kuvendit.

    "Sot kemi rregulloren e kuvendit dhe kemi shqetësimet që ju po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne na reshtin argumentet zëmë këmbët e karriges e para duhet nderuar qytetarët që na ndjekin, po  zbatojmë një vendim gjykate, po zbatojmë një vendim gjykate u mblodh këshilli dhe shqyrtoi vendimin e kushtetueses, të cilat gjykata kushtetuese i cilësonte si të paqarta/. Nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe vizioni dhe ndezin karriget dhe i bien drejtuesit të punimeve të Kuvendit, për një vendim gjykate dogjën Kuvendin. T’i thërrasim arsyes, ky vend është vend debati hajde përplasim ide, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht, nuk është tek forca, ejani dhe fillojmë urgjentisht diskutimin', tha ai.

    S.B/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    ‘Turp të keni’, Sula me tone të ashpra: Jemi dënuar pa ligj e pa rregullore, na keni çuar në SPAK

    Deputeti i PD Dashnor Sula, me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se deputetët e opozitës janë dënuar pa ligj dhe pa rregullore.

    Ai tha deputetët e opozitës janë çuar në SPAK se kanë dal në protestë, ndërsa ata të mazhorancës shkojnë për tendera dhe për koncensione.

    “Na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore dhe gjykata e ka rrëzuar. Zonja Bushka merrni vetëm urdhra bashkë me të tjerët. Më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, ca nuk keni bërë dhe më gjeni një rast që është dënuar më tepër se 10 ditë. Ku e gjetët ju ligjin për të dënuar me 60 ditë. Turp të keni. Memec, vini të firmosni këtu për kolegët tuja, bëhuni njerëz. E dënuat Salianjin pa ligj, e bëtë kurban që të mos kandidonte në zgjedhje, ca tha ai që vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant droge. Na keni çuar në spak bashkë me kolegët, duhet që të keni turp. Ju shkoni për tendera e për koncensione. Ne shkojmë se dalim tek rrethrrotullimi', tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv