-
VIDEO
Ergys Mërtiri: Negociatat u hapën jo për meritën tonë! Qefalia: Puna e SPAK vullnet i mazhorancës! Komisioni Xhafa do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve
Ergys Mërtiri dhe Xhemal Qefalia komentuan në Studio Live ecurinë e Shqipërisë në BE, mes aludimeve për marrëveshje për komisionin Xhafa, teksa sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Gonzato i dorëzoi presidentit dhe parlamentit progres raportin 2024.
-
VIDEO
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
Kuvendi ka miratuar projektligjet në rendin e ditës. Parlamenti rrëzoi me 74 vota kundër, ligjin që ktheu presidenti Bajram Begaj 'Për inspektimin'.
-
VIDEO
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
Tirane- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato iu desht të bënte një hyrje të pazakontë sot në Kuvend kur po shkonte për t’i dorëzuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë. Qysh tek porta kryesore ishin vendosur forca të shumta policie të cilat ishin aty për të garantuar një protestë të mundshme që nga bashkia mund të spostohej para parlamentit.
-
VIDEO
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut!
Deputeti demokrat Edi Paloka u përpoq të shkonte pranë minatorëve për të dëgjuar kërkesat e tyre por këta të fundit e kanë përzënë duke iu drejtuar me fjalët: Largohu, hajdut!
-
VIDEO
Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë të ngrejë flamurin në BE brenda kësaj dekade
Kryeministri Edi Rama thotë se do ta bëjnë gati Shqipërinë për të ngritur flamurin në BE brenda kësaj dekade.
-
VIDEO
Bardhi i përgjigjet Spiropalit për dialog: Nuk komunikojmë me zëdhënësit e Pëllumb Gjokës
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila tha se janë gati që të ulen në karrige me opozitën për të dialoguar.
Por, Bardhi e akuzoi Spiropalin si zëdhënëse të Pëllumb Gjokës.
-
VIDEO
Dosja e ’21-Janarit', SPAK pyet deputetin e PS, Xhemal Qefalia, një prej organizatorëve të protestës
Sot merret në pyetje deputeti i PS, Xhemal Qefalia, një prej organizatorëve të protestës.
-
VIDEO
Protesta e PD-së/ Policia çoi në SPAK 19 deputetë! Reagon PD: Mos na provokoni! Berisha: Mosbindja civile vijon me zaptim institucionesh
Edhe pas arrestimeve e procedimeve pas protestës së ditës së djeshme të opozitës, Berisha paralajmëroi përshkallëzim të mosbindjes civile me zaptim institucionesh. Njëherësh me të, për arrestimet e protestuesve reaguan edhe deputetët demokratë duke thënë se policia po provokon.
-
VIDEO
'Ai që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres ju jepte bonus vetëm një gjel!' Rama u kujton pensionistëve kohët e Berishës: Nuk do merrni vetëm 50 euro
Kryeministri Edi Rama u premtoi pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, ndërsa u kujtoi kohë kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha dhe bonusi ishte vetëm për të blerë gjelin e vitit të ri.
E ndërsa është drejt finalizimit rritja e bonusit, në plan është dhe rritja graduale e pensionit
Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë. Në fund të vitit ju keni marrë çdo vit bonusin. Ka qenë njëri që e mbani mend ju që thoshte “Do ju japim gjel për Vitin e Ri”. Ju kujtohet një i gjelit që është duke kënduar si gjysmagjeli atje në majë të penxheres? Dhe ju jepte një gjysmagjel atëherë dhe jua bënte për gjë të madhe. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionistë, por një bonus 50 euro për secilin nga pensionistët në rast kur janë çift në një shtëpi. Pra, nuk merr vetëm një gjel dhe ndajnë një krah njëri e një kofshë tjetri. Tani kjo nuk mjafton më. Kjo është shumë e qartë për ne. Nuk mund t’ju themi që prapë do të merrni 50 euro bonus dhe kaq.E para, jemi duke finalizuar dhe do të rrisim bonusin e fundvitit që do të jetë çdo vit aty.' tha Rama.
-
VIDEO
Opozita 3 orë mosbindje civile, ndalin qarkullimin në 6 akse nacionale e djegin goma! Deputetët e PD bllokojnë Kthesën e Kamzës me makina luksoze! Noka: Duam qeveri teknike
Ka zgjatur 3 orë mosbindja civile e opozitës. E nisur prej orës 17:00 deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe grupe militantësh u vendosën në rrethrrotullime kryesore të vendit. Grupet e xhirimit të Report Tv dhe shqiptarja.com raportuan nga të gjitha pikat ku opozita po proteston. Opozita kërkon qeveri teknike e lirimin e Berishës.
-
VIDEO
Opozita çon debatin politik në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri! Eurodeputetët ‘shuplakë’ PD-së: S’doni t’ia dini për BE, bëni fushatë me integrimin
Teksa në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit opozita bllokoi rrugët, tensionet u zhvendosën edhe në një sallë në Tiranë ku ishin mbledhur parlamentarë shqiptarë dhe të huaj. Në komisionin parlamentar të stabilizim, Shqipëri-BE për stabilizim asocimin, eurodeputetët kritikuan ashpër qëndrimet e opozitës, duke i akuzuar se po bënin politikë si në fushatë elektorale duke nxirë imazhin e vendit.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Shoqërohen rreth 15 protestues në Elbasan, një grup mbështetësish mblidhen para Komisariatit
Rreth 15 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas protestës që mbështësit e PD bënë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv një grup protestuesish kanë dalë kundra këtij vendimi të policisë duke qëndruar para Komisariatit.
“S’guxon njeri të protestoj, se i fusni në burg”, ka thënë një nga qytetaret që ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua pasditen e sotme.