-
VIDEO
'Çifti fatal Haxhi Qamili dhe Sudja', Rama ironizon partitë opozitare për premtimet e pensioneve: Maska të vjetra dhe të reja! Prapa tyre, hija e Sudes
Kryeministri Edi Rama duke folur me pensionistët në Korçë nuk la pa kursyer edhe ironitë për premtimet e opozitës për pensionet, duke i cilësuar si Sude apo Haxhi Qamilsa. Rama e kishte ironinë si me partitë e vjetra dhe me partitë e reja të opozitës.
-
VIDEO
'Skema e pensioneve në 2013 ishte skandaloze', Rama në Korçë me pensionistët: Kur morëm detyrën situata ishte e pashpresë, bëmë reformë
Kryeministri Edi Rama ishte sot në takimin e radhës me pensionistët në qytetin e Korçës, ku diskutoi për planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Gjatë diskutimit, Rama tregoi fillimisht se sa skandaloze sipas tij ishte skema e pensioneve kur PS mori pushtetin në vitin 2013.
-
VIDEO
Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: S'mallëngjehem se u arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet
‘Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj.’ Kështu zgjedh ta komentojë deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se çdo politikan duhet të japë sinjalet se ligji zbatohet. I ftuar në Report Tv, themeluesi i ‘Djathtas 1912’, thotë se në fund, Ilir Meta është një qytetar i këtij vendi ndaj të cilit ishte marrë një vendim gjykate që duhej t’i bindej.
-
VIDEO
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
Lehtësohen disa nga procedurat, por KQZ shprehet se megjithatë “lista nuk është shteruese” dhe që “emigrantët të sjellin ç’të kenë” për të provuar adresën. Komisioni Rregullator mori parasysh propozimet e shoqatave të diasporës. KQZ miraton listën e dokumenteve të pranueshme
-
VIDEO
Denoncimi PD: Skemë ‘5D’ edhe te ministria e Belinda Ballukut! Kompania e të afërmve të Blendian Dalipit, tenderë publikë
Sipas PD, kompania I.D.K KONSTRUKSION, në pronësi të të afërmve të drejtorit të OSSH, Blendian Dalipi ka marrë tender publikë afro 30 milionë euro dhe nënkontrakton kompaninë në pronësi të vetë Dalipit, duke e bërë atë përfituese të parave publike
-
VIDEO
Edhe Luan Baçi në SPAK po hetohet për fshehje pasurie! Deputeti i PD-së i Fierit: Jam shumë i qetë, më kallëzoi një patronazhist, ballist (VIDEO)
Gazetarja e Report tv, Keti Banushi po raportonte live kur deputeti demokrat hyri në SPAK në orën 11:10 minuta
-
VIDEO
Edhe Luan Baçi në SPAK! Deputeti i PD-së flet për Report Tv: Një problem që do e sqarojmë kur të dalë
Gazetarja e Report tv, Keti Banushi po raportonte live kur deputeti demokrat hyri në SPAK në orën 11:10 minuta
-
VIDEO
Hetimet për '21 janarin', një tjetër ish deputet socialist thirret në SPAK! Saimir Tahiri: Ngjarje që duhet zbardhur! (VIDEO)
Ish ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti socialist Sajmir Tahiri është personi i radhës që thirret në SPAK në vijim të hetimeve për 21 janari. Edhe ai një dëshmitar protestës në bulevard të organizuar nga PS në 2011.
-
VIDEO
Spahiu: E turpshme që progres raporti i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' Report Tv, progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato sot në parlament.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot
Kreshnik Spahiu e mbylli 'Frontline' mbrëmjen e sotme me një batutë sa i përket porgrameve politike të partive kryesore. Sipas tij, askush nuk harxhon kohë të lexoj programe politike prandaj partitë më mirë mos harxhojnë letër.
'Sipas një studimi afro 0.5 % e shqiptarëve lexojnë programet e partive politike. As nuk i besojnë as nuk i lexojnë. I bëj thirrje partive mos harxhimi letër dhe të ndotin ambjentin maksimumi për kausha farash do ruhen. Shqiptarët vlerësojnë kostumet e kryetarëve, kollaret, mjekrën.'
-
VIDEO
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dorëzoi sot progres raportin për Shqipërinë, e cila u diskutua në ‘Frontline’ me Agim Neshon, Lavdrim Krashi, Adriatik Lapaj dhe Aleksandër Çipa. Nesho theksoi për Marsela Karapançon se raporti ka disa vlerësime pozitive, por ka edhe gjëra të tjera mjaft kritike për Shqipërinë.
'Progres raportet diçka tepër pozitive. Dëshirë e popullit që është luftuar për këtë. Raportet diplomatike të BE-së mbështillen me një gjuhë diplomatike dhe është edhe për vendet e tjera të Ballkanit.'
Deputeti Krashi e sheh progres raportin një nga zhvillimet më pozitive këto 34 vitet e fundit.
-
VIDEO
'Flamur Noka në hetim pasuror', avokati Edmond Petraj zbulon: Brenda nëntorit mund të kemi ndonjë arrestim surprizë
Avokati Edmond Petraj zbuloi në 'Studio Live' se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt, kryebashkiakut Veliaj dhe disa eksponentëve të opozitës. Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.
'Flamur Noka është në hetim pasuror. Ka filluar për zotin Xhafaj, për Erion Veliaj. Për disa deputetë të tjerë të opozitës, që po hetohen dhe analizohen. Brenda nëntorit do kemi ndonjë surprizë të rangut të lartë.'