-
VIDEO
Dezinformimi/ Kreu i AKSK, Tafaj: Sulmet vijnë nga Irani dhe Rusia, sa herë ka trazira në Ballkan! Ja 3 rastet në media me INSTAT, Bankën dhe ‘Air Albania’
Mbahet seanca e radhës te Komisioni i Dezinformimit, dëgjohet kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa: Kryesisht dezinformimin e marrim nga Irani, por dhe nga grupe të lidhura me Rusinë dhe gjithmonë ndodh sa herë ka trazira në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në veri të Kosovës, që shoqërohet me një propagandë apo dhe me sulme kibernetike nga grupe ruse
-
VIDEO
Lufta kundër informalitetit/ Ministri Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë
Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.
“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. Ashtu siç kemi bërë me energjinë elektrike dhe me ndërtimet pa leje, do të bëjmë edhe këtu dhe do kemi rezultate domethënëse”, tha Ervin Hoxha.
-
VIDEO
Rama: Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore, deri në mbyllje të aktivitetit
Kryeministri Rama tha se do marrin masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore.
"Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri më mbyllje të aktivitetit. Të gjitha të tjerat mund ti diskutojmë, edhe taksat. Ka një sistem të marrëveshjeve, jo debia, jo borxhet, hajde bëjmë një ristrukturim, taksat mund të diskutohen. Republika e Shqipërisë dhe asnjë tjetër nuk e ka një të tillë për sigurimet shoqërore. Janë një numë ri konsiderueshëm biznesesh që figurojnë debitorë ndaj pensionistëve. Edhe këtë ne po e studiojmë për të mos e përdorur si një pengesë për formalizmin", tha Rama.
-
VIDEO
Protesta e PD shkon sot në Strasburg, skenari i demokratëve: Tubim jashtë dyerve të Parlamentit Europian dhe takime me eurodeputetët
Deputetët e opozitës ndodhen sot në Strasburg për të protestuar dhe për të sensibilizuar deputetët e Parlamentit Europian për kauzën e tyre, se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia.
-
VIDEO
Rama i prerë me ndërtuesit: S’do u lejojmë të deklaroni paga 60 mijë lekë të rinj! Po shohim mundësinë që të jenë publike me ligj
Kryeministri Edi Rama në një takim me fokus luftën kundër informalitetit, tha se qeveria po sheh mundësinë që pagat të jenë publike me ligj, si në vendet nordike. Nga ana tjetër, Rama shtoi se nuk do pranojnë më deklarime pagash që nuk i besojnë, duke sjellë psh rastin e ndërtuesve. Ai tha se deklarimi i pagave 60 mijë lekë të rinj do u kthehet mbrapsh, sepse nuk ekziston një pagë e tillë në sektorin e ndërtimit.
-
VIDEO
A po merr përsipër fajin për Metën? Kryemadhi: Iliri nuk di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme! Me faturat jam marrë unë
po përpiqet Kryemadhi për të lehtësuar pozitën Ilir Metës?
Monika Kryemadhi: “Nuk është përpjekje. Është e vërtetë si drita e diellit. Nuk është marrë Ilir Meta me asgjë. Edha ato dy fatura ia kam paguar unë. Edhe ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare. Deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, jo ai. Ilir Meta nuk e di sa kushton një shishe ujë se pi ujë çezme”
Kryemadhi iu përgjigj gazetarëve jashtë GJKKO-së
-
VIDEO
Kryemadhi në GJKKO: Po na bëhet gjyq publik! Operacion plastik nuk kam bërë por botoks
.Monika Kryemadhi tha se po i bëhet gjyq publik dhe se nuk ka bërë operacion plastik por botoks.
“Unë kam deklaruar çdo gjë. Mënyrën si e kanë bërë është gjyq publik... Operacion plastik nuk kam bërë por botoks po”
-
VIDEO
Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: Bëni si të ndershëm, s’kaloni nga Rinasi por Morina që mos t’u maten biletat e hotelet! Po operacionet e grave dhe të të dashurave?
Monika Kryemadhi në dalje të SPAK tha se çdo para e ka të deklaruar dhe të kishte para për të fshehur s’do përdorte kartë bankare për të lënë gjurmë. Ndërkohë, hodhi edhe akuza ndaj prokurorëve të SPAK.
"Po të kisha para për të fshehur s’përdorja karta që lënë gjurme, po do përdorja para cash, si këta prokurorët që kanë kaluar vettingun dhe bëjnë si të ndershëm, po tu futesh tim që udhëtonin nga Morina e Prishtina për të mos bërë dalje nga aeroporti që tu matin biletat, hotelet dhe operacionet grave vajzave apo edhe të të dashurave", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kryemadhi para GJKKO: Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës apo SPAK?
Para GJKKO, Monika Kryemadhi u pyet për shpenzimet jashtë shtetit dhe akuzën për mosdekalrim të ardhurash. Ajo tha se gjithçka e ka deklaruar dhe madje shtoi se xhaketën që kishte veshur e ka Michael Kors.
"Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kryemadhi: Kjo është drejtësia e Vlahutin! Meta i përkëdheli prokurorët, s’i kërcënoi
Monika Kryemadhi pas daljes nga GJKKO iu përgjigj gazetarëve nëse Meta kërcënoi prokurorët e SPAK. Kryemadhi tha se ishte përkëdhelje, ndërsa shtoi se nuk është besim plotë te SPAK dhe drejtësia e ish-ambasadores së BE në Tiranë Romana Vlahutin.
Meta sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Vlahutin. A e dini kush i ka trajnuar BKH. Burri i Vlahutin, e ka fituar projektin për të trajnuar anëtarët e BKH. Follow the Money.
-
VIDEO
Kryemadhi akuza SPAK: Pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Ramës! Një grup banditësh me kallash rrëmbyen Ilir Metën
Monika Kryemadhi ka dalë nga seanca duke hedhur akuza ndaj SPAK dhe 3 prokurorëve të çështjes, Kllapi, Kraja dhe Dumani, duke i cilësuar si tre muskutierët e drejtësisë së Ramës. Kryemadhi tha se pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale, pasi sipas saj një grup banditësh me kallash rrëmbyen Metën në mes të ditës.
-
VIDEO
‘Ku kanë bythë ata me fol’, Kryemadhi del nga GJKKO: Provokim i hapur ndaj familjes time, më futën me një sallë me Metën! Duan të bëjnë shou
Një shou mediatik e quan Kryemadhi seancën gjyqësore në GJKKO. Ajo tha pasi doli nga seanca se ishte një provokim ndaj familjes së saj, fakti që e kishin futur në të njëjtën sallë me Ilir Metën, me të cilin është në proces divorci.
“Nuk flas fare për Metën, kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Në mënyrë të qëllimtë na kanë futur me një sallë për të marrë masa arresti në grup, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Asnjë nga ne nuk është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar, poshtërsie e madhe është që për të larguar vëmendjen, nga ENCHRO, trafiku i drogës, nga gjithë krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë, kërkojnë të bëjnë shou mediatik, politik, mbase edhe emocional. Emocionet e tyre nuk i kënaqim dot.
Ku kanë bythë ata me fol, ku flasin sot ata pa lejen e Ramës. Ka që në 2021 që kam bërë padi për Inceneratorët, keni parë gjë të ndodhë, paguajnë para çdo ditë”, tha Kryemadhi.