-
VIDEO
Kryemadhi akuza SPAK: Ka rrëmbyer mjekun kirurg të fëmijës, e morën si kriminel në Rinas! Kanë kërcënuar personin që i bleu shtëpinë mamaja ime
Me tone të ashpra ka folur Monika Kryemadhi në drejtim të SPAK .
Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është Meta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës.
-
VIDEO
SPAK arrestoi Ilir Metën, asaj i caktoi 'detyrim me paraqitje' Kryemadhi në konferencë: Jam këtu për të folur si Monika jo si ish bashkëshortja e tij
Në orën 12.00, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli në konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës
-
VIDEO
'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite
Edvin Kulluri komentoi në '5 Pyetjet me Babaramon' përveç arrestimit të Metës edhe atë të ish deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Sipas tij ajo që ka bërë Çyrbja duke strehuar një vrasës është një nga gjërat më të rënda këto 34 vite.
-
VIDEO
Spahiu: Rama nuk i mbron socialistët e arrestuar, Berisha e quan martir të demokracisë Metën në burg
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në '5 Pyetjet me Babaramon' mënyrën si i qasen drejtësisë PS dhe PD. Sipas tij Berisha kurrë nuk i lëshon të vetët. ndërsa Rama i lë në duart e drejtësisë.
-
VIDEO
Spahiu: Arrestimi në rrugë ishte mesazh për çdo politikan që shantazhon drejtësinë si Meta
Duke komentuar arrestimin e Ilir Metës në '5 Pyetjet me Babaramon', juristi Kreshnik Spahiu thekson se ish presidenti duhej arrestuar 13 vjet më parë nëse do ishim në një shtet normal. Sipas tij, Meta është mbrojtur nga Berisha kur ishin në qeveri dhe më pas u rehabilitua nga Rama.
-
VIDEO
Nga ‘Kingmaker’ në pranga, historia politike e Ilir Metës! Pozicionet drejtuese dhe aleancat në 32 vite protagonist
Ilir Meta një ndër politikanët më jetë gjatë në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Ai ka mbajtur postet më kyçe të shtetit shqiptar nga kryeministër, Kryetar Parlamenti e President. Por ç’ ndodhi në 32 vite karrierë të Metës?
-
VIDEO
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA
SPAK ka zbardhur të gjitha akuzuar që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua sot, ndërsa ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Nga afera CEZ-DIA, te lobimi në SHBA e fshehja e të ardhurave, SPAK sqaron akuzat që rëndojnë mbi Metën.
-
VIDEO
'Duhet vlerësuar drejtuesi i SPAK, nuk u tremb nga kërcënimet e Metës', Halit Valteri: U paguan 1.2 milion dollarë në SHBA nga kompanitë offshore
Ish deputeti Halit Valteri, komentoi në Studio Live arrestimin e Ilir Metës. Valteri është kallëzuesi në SPAK i lobimit të Metës dhe LSI në SHBA, ku janë shpenzuar sipas tij 1.2 milionë dollarë dhe janë deklaruar vetëm 15 mijë dollarë.
-
VIDEO
Arrestimi i Metës, Burimi: Jam i shokuar, sikur u kap ndonjë baron droge! Elezi: Po prishet zinxhiri i pandëshkueshmërisë! Logu: Rrezikon të paktën 7 vite burg
Në Studio Live, analistët Genc Burimi, Ibsen Elezi dhe Besart Logu komentuan arrestimin e Ilir Metës ditën e sotme me urdhër të SPAK.
-
VIDEO
'Do ketë kallëzime të tjera', Halit Valteri për arrestimin e Metës: Në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme
Ish deputeti Halit Valteri komentoi në Studio Live komentoi arrestimin e ish presidentit Ilir Meta ditën e sotme me urdhër të SPAK. Meta u vu në pranga për shkak të hetimeve në aferën CEZ/DIA dhe lobimet në SHBA.
-
VIDEO
'Po rrëmbëhet opozita', Faik Basha për arrestimin e Metës: Drejtësia në dispozicion të Ramës
Faik Basha, nga PL, e shikon arrestimin e Metës si përpjekjen për ndërtimin e një shteti diktatorial. Sipas Bashës, po bëhet fjalë për rrëmbimin e opozitës, pas arrestimin e Salianjit dhe Berishës.