-
VIDEO
'Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi', Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të Ramës
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama është arsyeja pse krimi përdor pushtetin.
-
VIDEO
Tedi Blushi: Terroristi Dumani dhe kryebanditi Rama rrëmbyen Ilir Metën! Kallëzim penal, makinat që përdori policia, të bandave në Durrës
Blushi tha se do bënte një kallëzim penal për të gjitha shkeljet, pasi nuk është treguar mandat ndaj Metës për arrestimin. Ai cilësoi terrorist dhe kryebanditë kryeministrin Rama, kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ministrin Ervin Hoxha si ‘narkoministër’. Blushi: Horrat do marrin përgjigjen e merituar, i kemi identifikuar
-
VIDEO
‘Pati skenar për eliminim fizik’! Blushi kërcënon edhe Edi Ramën: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë në qeli, s’do gjesh vrimë miu ku të futesh!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë kërcënoi live sot nga konferenca kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzoi si kryebandit dhe drejtues të narkoshtetit, që “rrëmbeu në akt terrorist Ilir Metën”.
-
VIDEO
Veliaj në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg: Pavarësisht pakicës që proteston, Shqipëria ka miq ndërkombëtarë që duan të avancojë në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian, duke marrë miratimin e tyre për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
-
VIDEO
Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin dhe kurova fëmijët! Goditje politike nga ushtarët e Ramës
Goditje politike me urdhër të Edi Ramës e quajti Monika Kryemadhi arrestin e Ilir Metës dhe masën ndaj saj për detyrim paraqitje. Pavarësisht se e quan drejtësi politike, Kryemadhi tha se do ta respektojë detyrimin e paraqitjes teksa amnistoi Metën duke thënë se pagesat i ka bërë ajo, jo ish bashkëshorti i saj. Sipas kryemadhit, pagesat e padeklaruaranuk janë për operacione plastike, por për kurimin e saj dhe të fëmijëve.
-
VIDEO
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve. Rama kërkoi reflektimin e punëdhënësve, ose në të kundërt do të përballen me masa administrative e penale.
-
VIDEO
Kryemadhi: Më kanë rënë më qafë dhe s’është gjynah! Dikur falja dhe harroja, por tani do fal dhe nuk do harroj!
Monika Kryemadhi kujtoi sot para mediave, teksa ndodhet nën akuzë nga SPAK bashkë me Ilir Metën, se kishte falur dhe harruar shumë gjëra ndaj kundërshtarëve të saj.
Ajo theksoi se “ka të ruajtura shumë dokumente, edhe origjinale”, sepse siç e cilësoi, është një ves gjenetik i saj për të ruajtur çdo gjë.
“Beteja ime është me opinionin publik dhe jo me sistemin e drejtësisë apo gjykatat sot. Do konsultohem edhe me miqtë jashtë dhe brenda vendit. I kam të ruajtura dokumentet dhe do përballem”, tha ajo ndër të tjera.
-
VIDEO
Kryemadhi flet për divorcin me Metën: S’ia uroj askujt konfliktin tim familjar! 33 vjet kemi ecur për dore bashkë
Monika Kryemadhi flet për divorcin me Ilir Metën.
S’ja uroj asnjërit konfliktin familjar që kam unë, se nuk është konflikt familjar mes dy njerëzve që janë marrë me shkuesi, janë dashur me njëri tjetrin shumë, kemi bërë shumë për njëri tjetrin, kemi ecur për dore të dy bashkë 33 vjet dhe dëshira ime për të luftuar korrupsionin dhe inceneratorin e Tiranës mesa duket çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime.
-
VIDEO
Kryemadhi: Me Metën mund të kisha krim pasioni, por kurrë se kisha menduar divorcin
Monika Kryemadhi ka folur për divorcin me Ilir Metën dhe rrugëtimin e tyre. Kryemadhi thotë se kurrë nuk e kishte menduar divorcin me Metën, por me shaka shtoi se mes tyre mund të kishte krim pasioni, por kurrë divorc.
Çdo gjë e kam menduar por kurrë divorcin, mund të kisha krim pasioni me Metën, por divorc me Metën nuk e kam menduar kurrë. E kam dash dhe e dua. S‘ka rëndësi se ca bën Meta. ai është babai i fëmijëve të mi, është njeriu që me ka bërë kjo që jam. Më kë lënë të jem e lirë e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto, por kur një gjë mbaron-mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo si ti ndihesh. Jeni të rinj për ta kuptuar këtë gjë, por prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët dhe dua t’iu them një gjë që në moshë të re mund ta vrisja veten për Metën si Romeo dhe Zhuljeta, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi, Meta është politikan serioz, patriot.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës, Kryemadhi: S’ka bërë kurrë gabime politike, është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij! Ishte kundër kontratës CEZ-DIA, e ka çuar në gjykatë
Monika Kryemadhi ka folur në një konferencë për mediat ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Për të, thotë se Meta kurrë s’ka bërë gabime politike, por gjithmonë është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij. Sa i takon akuzave ndaj Metës për CEZ-DIA, Kryemadhi thotë se Meta ka qenë kundër çmimit të asaj kontrate dhe e ka çuar në gjykatë.
-
VIDEO
Kryemadhi: Hoqa kancerin, SPAK e thotë si operacion plastik! Kjo është goditje politike
Goditje politike e quan Kryemadhi akuzën e SPAK, Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se nuk ka bërë operacione plastike.
A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjerr SPAK faturën 1800 euro të heqjes së lipome të fëmijës sime, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë s’do kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë. Pafytyrësia më e madhe e kësaj deklarate tregon haptazi që kanë qëllim politik. Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun e komunikimit normal me të gjithë ata që bëhen palë e kësaj farse imorale.
-
VIDEO
Kryemadhi: Prej 7 muajsh asnjë komunikim me Metën, edhe të dua ta takoj në burg, s’do pranojë
Monika Kryemadhi thotë se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.
Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.