-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës, Blushi shpërthen në akuza ndaj Dumanit: Xhelat i Edi Ramës, njerëz me maska rrëmbyen ish-presidentin! Akt terrorist
Ka guxuar të marrë peng ish kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-president. Mesazh për ata horra që guxuan të vënë dorë mbi kryetarin e PL. Mënyra dhe akti kriminal i paligjshëm dhe terrorist i një strukture terroriste që kërkon të eliminojë opozitën do marrë përgjigje shembullore. Arsyet e arrestimit, çështja e detit, mbrojtja që i ka bërë sovranitetit të republikë së Shqipërisë dhe lufta me bandën e Ramës dhe Sorors. Këta kriminelë dhe terroristë do trajtohen si terroristë dhe do marrin përgjigjen e merituar. Është akt terrorist sepse nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik ato skena të fëlliqura. Ai ndalim termosit me njerëz me kapuça të zinj që ndalojnë në mes të rrugë ish-presidentin pa u identifikuar, e kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të maskuar, arrestuar dhe armatosur, kriminelë dhe terroristë. Kjo narko qeveri ka synim të eliminojë opozitën. Do marrin përgjigje të pamëshirë. Përgjigje për këta terroristë, këtë fëlliqësirë të drejtësisë shqiptare, këtë xhelat të Edi Ramës, që po asgjëson opozitarizmin politik me këto metoda kriminale do marrë përgjigjen e merituar.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës, përfaqësuesit e PL mblidhen në seli! Silvia Caka: Të nxjerrësh njerëz me maska
Përfaqësus të PL janë mbledhur në seli pas arrestimit të Ilir Metës. Silvia Caka nuk komentoi gjatë për gazetarët.
"Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di", ka thënë Silva Caka.
-
VIDEO
Arrestimi i papritur i Ilir Metës, kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40! Iu vunë prangat te Kthesa e Kamzës teksa ikte me makinë në seli
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Meta kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.
Burimet thonë se është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë teksa shkonte në seli.
-
VIDEO
Reagon Berisha: Arrestimi i Ilir Metës vetëm politik, Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politikë! Është radha jonë!
Teksa ndodhej në një konferencë për mediat ditën e sotme (21 Tetor), ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai e dënoi këtë arrestim, duke akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se sulmon me urdhër të Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.
“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha i pyetur nga gazetarët, teksa mbylli fjalën e tij.
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
TIRANË- Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA. Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti. Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.
Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40.
-
VIDEO
Takimi i Ramës me pensionistët, Malaj: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit, reformë në skemë! Gonxhe: 1/5-a e buxhetit shkon për to, 2-3 të punësuar për një pension
Kryeministri Edi Rama, ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, po mbajnë sot (21 Tetor) një bashkëbisedim me pensionistët, për skemën e pensioneve. Kjo nismë është cilësuar si një “detyrim dhe përgjegjshmëri ndaj moshës së tretë”. Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se po shqyrtohet mundësia e rritjes së bonusit të fundvitit për pensionistët
-
VIDEO
Mbyllet me akuza mbledhja e Hetimorit të Shëndetësisë! Vokshi: Një pallat, një votë, s’të vë më Rama në listë! Braçe bëri garipin! Koçi: Ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu
Teksa mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është mbyllur, ku opozita pranoi mbledhjen e Kryesisë së Komisionit pas mosmarrëveshjeve për kalendarin, rendin e ditës, listën e dëshmitarëve dhe afatin, nuk munguan debatet dhe akuzat në fund.
Pas përplasjes me nënkryetarin Plarent Ndreca, kryetarja Albana Vokshi ‘u kap’ edhe me kolegun Petro Koçi, duke i kujtuar se s’do ishte në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025, kurse ligjvënësi socialist i kujtoi “puset e naftës” që kishte ndarë me njerëzit e saj.
-
VIDEO
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore! Deklaron se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen
Teksa SPAK ndodhet në kulmin e intensitetit për hetimin e dosjes ku ka të arrestuar ish-deputetin socialist të qarkut Durrës, Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe të kërkuarin Altin Hajri, pala mbrojtëse e të dyshuarve ka qenë prezentë sot në ndjekjen e procedurave.
Avokatja e ish-deputetit, Bruna Kullolli, u pa në institucionin e akuzës, ku tërhoqi mëngjesin e kësaj të hëne (21 Tetor) materialet hetimore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Sipas saj, Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.
Ndaj ish-ligjvënësit rëndojnë 3 akuza të rënda; tregtimi i sekretit shtetëror, përkrahja e autorit të krimit dhe korrupsion zgjedhor.
Këto akuza janë nxjerrë pas verifikimeve dhe hetimeve të komunikimeve të Çyrbjas në platformën e koduar SKY ECC dhe lidhjet që kishte me një grup kriminal në Durrës, duke u bërë shkak edhe për dekonspirimin e operacioneve policore.
-
VIDEO
Debatet te Hetimori/ Ndreca: Kryeministri s’mund të thirret, sepse s’ka pasur vendimmarrje për koncesionet! Mbledhim Kryesinë, afati nuk shtyhet
Kanë vijuar debatet e forta në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, kryesisht mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Opozita kërkon shtyrjen e afatit të komisionit të Sterilizimit dhe Check Up me 2-3 javë dhe që të merret në pyetje kryeministri Edi Rama.
Kurse mazhoranca ishte kundër shtyrjes së afatit, teksa Ndreca u shpreh se kryeministri nuk është objekt i komisionit, pasi nuk lidhet me çështjen në fjalë dhe nuk ka pasur rol vendimmarrës në koncesionet e shëndetësisë.
“Kryeministri s’ka firmosje në këto koncesione dhe kontrata sipërmarrëse, nuk ka lidhje me çështjen dhe objektin e këtij Komisioni Hetimor, ndaj nuk mund të thirret për dëshmi. Po kështu edhe një prej emrave që ju përmendët si sipërmarrës, pasi nuk lidhet me koncesionet që kemi nën objekt”, tha Ndreca.
Më tej ai theksoi se qëllimi i opozitës është ta prishë mbledhjen dhe pengojë, teksa pranoi atë të Kryesisë, por pa shtyrë afatin.
“Mbledhjen e Kryesisë e bëjmë, por jo që të shtyhet afati i caktuar, nëse doni mbledhjen, hajde ta bëjmë, nëse keni ardhur për ta prishur, është çështje tjetër”.
Vokshi pranoi mbledhjen e Kryesisë mes palëve për të diskutuar kalendarin dhe këmbënguli për shtyrjen e afatit.
-
VIDEO
Hetimori për Shëndetësinë/ Sherr mes drejtuesve, Vokshi: Ke hall të madh, do shkosh në SPAK! Ndreca: Shiko hallin tënd, shqetësohu për veten!
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka kaluar në debate të forta mes kryetares dhe nënkryetarit.
Teksa nuk ka dakordësi për kalendarin dhe dëshmitarët e fundit për të mbyllur afatin më 22 Tetor, opozita ka qenë kundër, por mazhoranca tha se rendi është refuzuar dhe penguar nga përfaqësuesit e opozitës.
Por mbledhja kaloi në sherr verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës. Teksa nënkryetari akuzoi deputeten e PD-së për pengim të Komisionit, Vokshi i përmendi faktin se “kishte hall të madh” dhe se do shkonte në SPAK.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Ke hall të madh, s’ta zgjidh dot ky Komision. Me kapele pa kapele me prona pa prona, nuk ta zgjidhim dot.
Ndreca: Se çfarë halli kam unë, lëre hallin tim por shiko hallin tënd, por do e shohësh se çfarë halli kam unë. Mos u shqetëso për veten, por për Partinë Demokratike.
Vokshi: Një pallat një votë. Imagjinoje çfarë deputeti (i drejtohet një prej anëtarëve të mazhorancës).
Ndreca: Zonjë, nuk intimidon njeri. Jeni të pabesueshëm. Nuk e ke kuptuar që s’e intimidon dot mazhorancën.
Vokshi: Ti ke hall të madh se do shkosh në SPAK. Hall ka ai që është në kryen tuaj. Shiko hallin e Surrelit, se aty bëhen listat!
Ndreca: Të shkuarit në SPAK për mua nuk përbën problem fare. Nuk të japim llogari ty, por më lër ta shpjegoj. Nëse ka pengesë për komisionin jeni ju, me sjelljen, intimidimin dhe presionin që bën. S’ma ndjen fare se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah, por nuk ma ndjen hiç se çfarë thuaj ti. Keni bërë dakordësi, me shkresë. Ju s’lini njeri me fol.
-
VIDEO
Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Po shkelet kushtetueshmëria, afati të shtyhet me 2-3 javë! Komisioni s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama
Teksa PS ka njoftuar marrjen e dëshmive të fundit, ku pritej mbyllja e Komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja, Vokshi u shpreh kundër, duke kërkuar zbatimin e Rregullores dhe madje thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dëshmi
-
VIDEO
Dy ditët e fundit të Hetimorit të Shëndetësisë, pyeten dëshmitarët ‘VIP’! Ish-ministri Beqaj nga burgu në Komision, opozita do kërkojë shtyrjen
Në sfidë me kohën për shkak të përfundimit të afatit, Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, hyn në fazën më të rëndësishme të tij: dëgjesat me ish ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë që kanë qenë të përfshirë direkt në procedurat e dhënies së koncesioneve të sterilizimit dhe check-up.