-
VIDEO
Emigrantët e parë në Shëngjin, Meta: Të ngrihemi në protestë! Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë e vonuar
reu i Partisë së Lirisë, Ilir meta në një konferencë për mediat ka komentuar nisjen e zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Për Metën, shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në Shqipëria mos të kthehet në një vend konglomerat emigrantësh.
-
VIDEO
Djegia e karrigeve të Kuvendit nga PD, fatura e dëmit rreth 765 mijë lekë të rinj! Bardhi do zhdëmtojë 'pjesën e luanit', lista me 4 deputetët e gjobitur
Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë dhe ka ‘pjesën e luanit’ të faturës, Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë, Nallbati vlerën 187.455 lekë dhe Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180.837 lekë.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha 3 vjet që rithemelon partinë, por nuk lejon as 3 figura të reja në PD
Nëse Berisha mund ta drejtojë partinë e tij dhe opozitën ende pas të 80-ave, Kreshnik Spahiu theksojn se ai erdhi sërish me një projekt për të rithemeluar partinë, por nuk ka marrë këto 3 vite asnjë figurë të re në parti.
'Lider nuk të bën mosha. Në sytë e shqiptarëve fatkeqësisht po konceptohet se parti të reja i krijon një 20 vjeçar dhe një e vjetër kur e drejton një 80 vjeçar. Lulzim Basha tregoi se ishte më i vjetër në drejtim se Berisha. Jam nga kritikët më të fortë të Berishës por hyn tek ajo kategori politike që ka suksese dhe dështime. Jam kundër atyre që e shikojnë si fatkeqësia e Shqipërisë apo që e shohin si legjenda e Shqipërisë. Ka 34 vite në politikë, është kafshë politike. Problemi tij është një gjë madhore, unë di të bëj dallimin mes atyre që janë burra shteti dhe politikanë të zakonshëm. Burri i shtetit e do shtetin dhe atdheun më shumë se pushtetin personal.
Nëse e pyet Berishën nëse do Shqipërinë në BE pa ty, apo me ty i izoluar dhe kryeministër do zgjidhte këtë të fundit. Berisha e ka treguar, iu referova vitit 97. Flas në parim. Këtu gjithë elita politike janë të korruptuar. Berisha 50 vjeçar, 60 vjeçar ka plot merita. A sjell dot ndryshimin politik nga 80 – 90 vjeç dhe të jetë shpresa e Shqipërisë? A rinovohet? Ka kreativitet në lidershipin e tij? Rithemelimi i PD-së është mirëpritur nga të gjithë si koncept. Të gjithë e donin. Tani bëjmë bilancin. Ka 3 vjet që u bë Rithemelimi, më gjej një emër të ri që është anëtarësuar në Rithemelim. Nuk u konceptua kurrë si hapje. Edhe ideja e tij e fundit Rithemelimi, nuk mundi, ngeli në 10 emra të cilët kanë një konsum 100 herë më të madh se Berisha, që nuk e shtyjnë dot përpara mosbindjen civile.'
-
VIDEO
PD dogji karriget e Kuvendit, Koçi në ‘Repolitix’ Krim i organizuar, duan qeveri teknike që bandat elektorale të kenë liri!
Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar në Report Tv kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend dhe djegien e karrigeve.
-
VIDEO
Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale
Juristi Kreshnik Spahiu bën thirrje Edi Ramës dhe qeverisë të bëjë një pakt kombëtar me opozitën dhe institucionet që të votojnë pro kapitujve për integrimin në BE, pavarësisht konflikteve që mund të kenë në politikën e ditës.
'Edi Rama përveç dashurisë për europianët duhet të tregojë dashuri për shqiptarët, për partitë opozitare, nga Sali Berisha, Ilir Meta, partitë e reja institucionet ti respektojë për hir të anëtarësimit në BE. Ai ka marrë premtimin që 2030 të na bëjë pjesë të BE. Duhet të ngrejë kuvendin mbarëkombëtar politik dhe jo politik për të bërë një pakt që në rast edhe të një krize politike, kur të ulen në parlament për kapitujt të votojnë të kenë bonsensus. Por ata së bashku bënë amnistinë penale për të liruar hajdutët e lagjeve, për të mbyllur listat e gjetën marrëveshjen. Kur duan e bëjnë paktin politik. Por nëse e duan Shqipërinë në BE, problemi kryesor do jetë i establishmentit politik.'
-
VIDEO
Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Petro Koçi në ‘Repolitix’: Na vonoi martesa politike Berisha-Beleri! Kemi bërë detyrat
Shqipëria shënjoi sot një moment historik drejt rrugëtimit në BE, duke hapur negociatat për grup-kapitullin e parë. Për deputetin socialist, Petro Koçi ky është një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës dhe e vërteta me Salianjin, Alibeaj i thotë të gjitha
Nuk kishte vend për mua në partinë e Berishës’. Kështu është shprehur, Enkeljed Alibeaj një prej themeluesve të Partisë ‘Djathtas 1992’, e krijuar së bashku me një grup deputetësh të djathtë për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.
-
VIDEO
A e braktisi Salianjin? Alibeaj: Nuk braktis askënd, vendimi për burgosjen ishte politik
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Salianji do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit, ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'.
Lidhur me këtë vendim Alibeaj nuk pranoi që të jap një koment , ndërsa u shpreh se Salianji ka bërë një akt fisnik politik që pranoi të vuaj dënimin.
Ai hodhi poshtë zërat se ai e ka braktisur Salianjin.
‘Kam qenë edhe dëshmitar në proces për çështjen ‘Babale’, në këtë pozicion nuk më lejohet. Sepse s’dua të lëshoj mesazhe të gabuara, Salianji ka bërë një akt fisnik politik, jo si ata të Ramës që i janë fshehur drejtësinë. Se di kush thotë që e kam braktisur, unë nuk braktis askënd, preferojë që të sakrifikohem un se sa të braktis. Por vendimi është akt politik. Ai është sakrifikuar dhe ka fituar vlera për atë gjest që bëri", tha ai.
-
VIDEO
Aleatët e 'Djathtas 1912' Alibeaj zbulon emrat: Edhe mund të bashkohesh jashtë së vjetrës! Synojmë elektoratin gri
Një prej themeluesve të partisë ‘Djathtas 1992’ Enkelejd Alibeaj në 'Frontline' në Report Tv, ka treguar edhe emrat e disa prej aleatëve të partisë së re.
Ai hodhi akuza lidhur me kodin zgjedhor në Shqipëri, se sipas tij është bërë nga Berisha dhe Rama për të penguar partitë e reja.
"Së bashku me Açkën, Agalliun, Jakupllarim Shehin, ne kemi krijuar edhe një grup parlamentar poltikë që kemi dashur të themi këtë edhe mund të bashkohesh edhe jashtë së vjetrës. Ky kod zgjedhor që është u bë nga Rama dhe Berisha për të hequr listat e hapura por për një arsye të fshehtë për t' ja bërë të pamundur partive të reja, dhe një nga arsyet që duhet ti shtyj të gjitha lëvizjet e reja nëse de ta ndjejnë të harmonizojnë forcat pa u shkruirë në diçka pa ngjyrë dhe pa emër”, tha ai.
Ndër të tjera, Alibeaj tha se partia ‘Djathtas 1992' synon elektoratin gri.
“Kjo kultura politike pa u bërë zgjedhjet akoma dhe del kryetari i një partie dhe thotë ne do të fitojmë dhe pasi nuk fiton nuk jep as dorëheqjen, por kjo nuk është kultura jonë. Ne synojmë elektoratin gri dhe jo vetëm, do kërkojmë votën e çdo shqiptari dhe elektorati gri është i qartë për dy gjëra, që nuk voton më Ramën dhe as segmentin opozitar të Berishës. Ne s’do dalim të themi na votoni ne, hajdeni pas nesh. Kushdo që e ndjen që ky vend duhet ndryshuar mund të na bashkohet”, tha ai.
-
VIDEO
SPAK e dërgoi për gjykim për aferën Partizani, Berisha feston ditëlindjen nga ballkoni! Në dritare del për herë të parë edhe Liria
Sali Berisha festoi sot ditëlindjen e tij të 80-të. Kjo ditë e shënuar për të e gjeti Berishën nën “arrest shtëpie”, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në rastin e dosjes “Partizani”.
-
VIDEO
Marrëveshja për emigrantët/ Meloni në Senat: Protokolli i Shqipërisë i zbatueshëm me shtetet e tjera! Fryma evropiane që duhet ndjekur, falenderoj Ramën
Kryeministra italiane flet në Senat, para se të mbahet takimi i Këshillit Evropian të 17-18 tetorit: “Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë perfekte frymën europiane dhe që ka të gjitha kredencialet për t'u ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së. Dhe falënderoj gjithashtu kryeministrin Rama"
-
VIDEO
Aksioni opozitar, Alibeaj në Report Tv: Mënyrë e opozitës për të bërë politikë, numri i mbështetësve të Berishës është rrudhur
Opozita prej disa kohësh po vijon atë që e quan mosbindje civile.
Lidhur më këtë i ftuar në emisionin Frontline në Report Tv mbrëmjen e sotme, një prej nismëtarëve i të partisë së re “Djathtas 1912”, Enkeled Alibeaj, u shpreh se opozita ka gjetur këtë mënyrë për të bërë poltikë.
Sipas tij, numri i mbështesve të Berishës është ulur edhe këtë sipas tij e tregoi protesta e 7 teto