-
VIDEO
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me provat. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.
-
VIDEO
'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë
Kreu i 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ironizoi në Studio Live, Ilir Metën duke thënë se ka 33 vite deputet, ministër, kryeministër, kryeparlamentar, president, duke ngritur pyetjen si nuk bezdiset dhe të merret me diçka tjetër.
'Çfarë të them 33 vjet deputet, ministër i jashtëm, ekonomie, kryeministër, kryeparlamentar, president. Nuk ka më lart. Ky shteti jonë kaq poste ka. Di unë tani? Si nuk bezdisen? Bezdiset njeriu. Është bukur dhe të peshkosh më burrë, të bësh dhe një pikturë kur perëndon dielli. Ç’është kjo, zyra, zyra, makina, makina, badigarda, badigarda. Jam i habitur. Çuditem. Këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të tyre. Nuk i lënë fëmijët të bëjnë karrierë.'
-
VIDEO
'Uji i pijshëm po ndenji qelbet', Lapaj për Ramën: Do mandatin e katërt! Ç'është kjo pangopësi kështu?!
Adriatik Lapaj mendon se ka ardhur koha në Shqipëri të vendoset një kufizim i mandatit të kryeminstrave deri në 2 mandate.
Në Studio Live, kreu i Shqipëria Bëhet, thekson se Rama e ka bërë ciklin, ka vite në politike dhe nuk mund të ketë një pangopësi të tillë, saqë kërkon edhe mandatin e katërt.
'Uji i pijshëm po ndenji qelbet. Çdo njeriu po nuk kuptoi kohën e tij gabon. Ka në kohë për të ardhur dhe për të ikur. Askush nuk është i përjetshëm. Ka një kohë që lindim dhe një kohë që vdesim. Gjithçka ka një kohë, pangopësia nuk është virtyt është ves. Rama e bëri ciklin tim. Ministër kulture, 12 vjet kryetar bashkie, 12 vjet kryeministër. Dua një mandat të katërt. Nëse nxjerr një kandidat tjetër edhe bën sens. Çështë kjo pangopësi nga të gjitha anët?! Duhet të kufizohen mandatet e kryeministrave. Po bindem. Nuk bëhet kështu. Nuk jemi më të zgjuar se amerikanët që e kanë me mandate.'
-
VIDEO
Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit
Adriatik Lapaj i pyetur për Sali Berishën thotë në Studio Live, se po të kishte qenë babai i tij do i thoshte tërhiqu. Sipas tij kjo është qasje e gabuar për të mos lëshuar stafetë, sepse nuk do marri gjë me vete në atë botë.
'Po të kish qenë baba im, do i thoja tërhiqu. Çdo gjë ka kufi. Jeta është stafetë. Ja luftoi, dhe ja do vijë dita për të ikur nga kjo botë. Kur do na vijë stafeta. Kur linda unë Berisha u bë presidenti. Si t’ia bëj të bëhem sa Berisha që të më vijë stafeta? Ka bërë ca gjëra mirë, ka bërë ca gjëra keq. Nuk mund trë rrimë peng kështu si brezi i prindërve tanë me Enverin. Është stafetë. Ka njeriu kënaqësi të shohi njeriu mbesat dhe djemtë të ecin.
Çfarë është qasje kështu? Sëpata, hanxharë, sikur do i marri në varr. Ç’është ky sport, sikur do i marri në atë botë. Ka një limit, ka një sens mase. Edhe ujin po ta pish pa masë kalon në gjendje kome, të bën dëm. Ç’është kjo qasje, të pangopur?! Hyra po, bëra ciklin tim 10 12 vjet hap krahun.'
-
VIDEO
'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin
a i përket kontakteve me opozitën apo deputetë të saj, Lapaj thotë se ka zero. Më tej u shpreh se nuk ka qenë ai pengesa që ata nuk e kanë mundur Ramën në 12 vite.
'Zero. As kam as nuk dua të kem. Nuk janë opozitë. Janë 1 me pushtetin. Unë i kam ndaluar këta të mundin Edi Rama në 12 vite? Unë tani dola. I ka rrahur 5 herë rresht. Unë kam qenë problemi? S’jam marrë fare, isha aty protestoja. Problemi është nëse ti dhe unë bëjmë biznes bashkë nuk ka më opozitë. Nëse për të rritur rrogat bëjmë dakordësi s’ka më opozitë. Nuk e kam ndaluar këtë opozitë të mundi Ramën. Mendoni ju se e mundin këta. A mund unë dot sot? Ndoshta jo, por e mund për 6 muaj, 1 vit, 2.'
-
VIDEO
Dallimi nga PD dhe PL/ Lapaj: Nata me ditën! Lanë spitalet pa ilaçe, si qenkemi njësoj?! Na kanë rrahur 3 herë dhe thonë nuk e bëjmë më
I pyetur për dallimin e tij nga opozita e PD-së dhe PL-së, Adriatik Lapaj shprehet në Studio Live për Arbër Hitajn se dallimet janë si nata me ditën.
Ai përdori krahasim kur tha se opozita vjen një herë të qëllon me pëllëmbë dhe pastaj të thotë nuk e bëj më, pastaj të godet në grush apo shkelm dhe të thotë më fal.
Lapaj shton se ata janë konsumuar në pushtet 34 vite duke lënë spitalet pa ilaçe, prandaj nuk ka asnjë krahasim me ta.
'Nata me ditën. Duhej të çohesha të godisja me pëllëmbë, të vija të thashë nuk e bëj më. Pastaj të vija të qëlloja me grusht dhe të them më fal nuk e bëj më. Pastaj me grushta me shkelma të them nuk e bëj më. Si qenkemi njësoj? Këta lanë spitalet pa ilaçe. Kemi 14 vite në profesionet tona. Mund të besosh njësoj atë që të rrahu 3 herë me atë që të thotë nuk do të rrah. Çfarë tezash kanë ata? Tezat e votës së lirë i kanë ata? E kishin mundësinë në korrik. Shkuan dhe mbyllën listat më keq se ç’ishin mbyllur. Që të djegin karriget dhe të bëjnë shou. Si qenkemi njësoj? Shumë shpejt nis gjykimi në seancë plenare në GJK, ka kaluar faza e parë do i hyhet në themel.'
-
VIDEO
Plas SHERRI në studio/ 'PAGUHESH nga Basha', 'Ilir Meta me afera floriri' | DEBATET E PLOTA
-
VIDEO
Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina
Gjobat për subjektet private që shkelin lejet mjedisore do të rriten me 30%. Projektligji i propozuar nga Ministria e Turizmit, pas rezultateve edhe të Këshillimit Kombëtar, ku qytetarët ishin pro ashpërsimit të gjobave, u diskutua në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe të agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Sofjan Jaupaj zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, tha në komision se ashpërsimi i gjobave për shkeljet e lejeve mjedisore.
“Rritja e gjobave me 30% do të ketë ndikim tek kundërvajtësit, do të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre, që të respektojnë lejet përkatëse për mjedisin”, tha Jaupaj.
-
VIDEO
Nga sot në ‘vrapin’ e fundit për një vend në BE, si nisi rrugëtimi i Shqipërisë! 15 vite nga MSA, refuzimet, sukseset dhe reformat e thella
Janë bërë plot 15 vite nga momenti kur Shqipëria dorëzoi kërkesën e saj zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa nga kjo e martë nis zyrtarisht procesi i negociatave. Por si arritëm deri këtu?
-
VIDEO
‘Jo ditë për të hapur shampanjën’ Opozita: Negociatat drejt BE, hap i vonuar!
Deklaroj me përgjegjësinë të plotë që Shqipëria nuk plotëson sot asnjë kriter”. Ky ishte komenti i drejtuesit të Partisë Demokratike Sali Berishës nga arresti i shtëpisë për ditën historike të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Nuk plotëson në radhë të parë kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Është vendi i vetëm në Europë me persekutim të liderëve të opozitës. Shqipëria është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi debatoi me sekretarin e PL-së Tedi Blushi në '5 pyetjet me Babaramon'. Blushi dhe Shehi u kapën për rolin e Ilir Metës. Sipas Shehit ka ndihmuar gjithnjë Rama dhe ky i fundit e ka bërë president dhe kryeparlamentar, ndërsa Blushi thotë se Meta ka bërë opozitën më të madhe këto vite.
-
VIDEO
'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi kritikoi qasjen e e opozitës këto 3 vitet e fundit, me retorikën e saj kundër Amerikës. Sipas tij atë e ndan nga PD dhe opozita zyrtare, mbyllja e listave, raporti me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët.
'Këta preferuan të bëjnë marrëveshje vetëm për tu strehuar në një listë të sigurt. Kaq. Kur ne i themi të hapesh listat të zbresin në fushë me qindra të rinj në fushë. Këta zunë fushën të mos hyjnë lojtarë të rinj. Se poplli i shkretë nuk ka ku shko do vijë këtu. Kjo na ndan e para.
E dyta na ndan raporti me drejtësinë e re. A ka nëpunësa që dihet se haptazi janë me PS? Janë. Por ke një shpresë, janë hapur ca letra, dikush është në burg. Është mundësi që jeta politike shqiptare do pastrohet. Dhe mbështetja e ndërkombëtarëve të shtyjë. Sepse ata gjykatës dhe prokuror po ti lejë vetëm do dorëzohen. Këto e quajnë banda kriminale. Në mëngjes i quan banda e krimit, në darkë i dorëzojnë ankimimet dhe kallëzimet aty. Ku? Te banda e kriminelëve. Nuk është serioze.
E treta na nda raporti me ndërkombëtarët, ç’është kjo luftë 2, 3 vjet? McGonigal me fustan, Amerika kështu, hedhim në gjyq ministrat e botës. Pse? Ça na kanë bërë? S’na kanë bërë asgjë. Janë mbështetësit kryesor tonin, por nëse i shpall luftë përditë do përfitojë Edi Rama. Edhe kjo ndan me pjesën tjetër të opozitës. Por gjithsesi i konsiderojmë kolegë. Edhe kur mbarojnë zgjedhjet e shohim kush ka votat.'