-
VIDEO
Procesi i Berlinit/ 6 mld € për Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen: Brenda këtij viti nis shpërndarja! Scholz: Shpresoj mos të duhen edhe 10 vite për integrimin
Fondi 6 mld euro i vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të shpërndahet brenda fundit të këtij viti, pas miratimit të axhendave të reformave për 5 vendet, përveç Bosnje Hercegovinës. Von der Leyen dhe Olaf Scholz thanë se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Scholz kërkoi nga Kosova e Serbia të zbatojnë detyrimet për normalizimin e marrëdhënieve.
-
VIDEO
Trupat serbe pranë kufirit në Kosovë/ Ramabaja: KFOR në paaftësi totale! Kamberi: Përpjekje për ta mbajtur gjendjen të tensionuar
Lidhur me afrimin e trupave serbe në kufi me Kosovën, Ramabaja thotë në Studio Live se KFOR nuk ka qenë në lartësinë e detyrës. Ndryshe mendon eksperti Geron Kamberi që thekson se situata mbetet problematike, por KFOR tregon se është në kontroll të plotë të situatës.
-
VIDEO
Integrimi/ Andi Hoxhaj për Report Tv: Reforma në drejtësi avantazh i Shqipërisë! Vendi ynë më stabël për në BE, s’ka probleme etnike
Petagogu i drejtësisë Andi Hoxhaj, pedagogu në një lidhje skype nga Londra për emisionin, ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se reforma në drejtësi është një avantazh për vendin.
-
VIDEO
Themelues i 'Djathtas 1912', Kapllanaj: Dy rrugë ka me Berishën, ose je armiku i tij dhe të fyen, ose je me të i nënshtruar dhe burrë i ndershëm
Agron Kapllanaj deputeti opozitar themelues i 'Djathtas 1912', theksoi se me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim. Sipas tij, Berisha ose të bën armik dhe të fyen ose të bëhesh aleat dhe për të je burrë shumë i ndershëm.
'E kam thënë disa herë që me zotin Berisha ka dy rrugë, nëse je kundër tij je armiku i tij dhe të sulmon pa rezervë ose duhet të jesh me të dhe ti nënshtrohesh. Si me ata deputetë që kishte sharë dikur dhe tani që janë bashkë janë burrat më të mirë. Kam zgjedhur rrugë tjetër.
Nuk i shërbejmë në asnjë mënyrë qeverisë. Synojmë ato vota që vitet e fundit janë duke u rritur, ato vota të atij elektorati q ënuk e gjen veten as te Berisha dhe as te Rama. I marrim ato vota që të bëjmë një qeveri të djathtë me parti të tjera të djathta.'
-
VIDEO
“’Djathtas 1912’ për të mundur Ramën”, Kthupi për Report Tv: Berisha s’përfaqëson më të djathtën shqiptare! S’ka bashkëpunim në 2025-n
Për themeluesit e partisë “Djathtas 1912’, Sali Berisha nuk përfaqëson më të djathtët. Rezart Kthupi thotë për Report TV se përveç elektoratit të zhgënjyer nga opozita, partia e re kërkon votat e të papërfaqësuarve. Ai mohon bashkëpunimin me Berishën në 2025, ku një ndër pikat që i ndajnë është raporti me drejtësinë.
-
VIDEO
'Djathtas 1912'/ Agron Kapllanaj: Basha i mirëpritur! Burimi: Këta presin që të arrestohen Rama me Berishën që të marrin vota
Genc Burimi dhe Agron Kapllanaj folën mbi krijimin e partisë së re 'Djathtas 1912' në Studio Live.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ 'Berisha mesazh me 6 rregulla drejtuesve të PD: Më njoftoni kur të dilni në media për debat! Mbajeni mirë me gazetarët dhe analistët
U ka besuar mos-bindjen civile në rrugë e parlament për t’i imponuar Edi Ramës qeveri teknike, por rezultatet e të besuarve të tij, të paktën për daljet publike, duken se nuk po e kënaqin Sali Berishën nga arresti i shtëpisë. Berisha: Nëse ka mesazh dite për ju do t’jua nis
-
VIDEO
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për pr.ligjin e kërkimit shkencor. Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se ligji për kërkimin shkencor zhvesh nga përgjegjësia dhe detyrat universitetet dhe institucionet, duke e vënë në kontroll të Ramës.
-
VIDEO
PD ‘harron’ mosbindjen, takohet në tryezë me PS dhe BE-në në Rogner! Manja: Dekriminalizojmë plotësisht shpifjen
Kuvendi është përfshirë prej disa javësh në një krizë, ku opozita ose nuk merr pjesë, ose shkakton kaos. Por kjo sjellje nuk transferohet në hotelet e Tiranës, ku palët bëhen bashkë dhe diskutojnë edhe për çështje delikate, si shpifja, për të cilën qeveria angazhohet ta dekriminalizojë plotësisht.
-
VIDEO
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë!
SPAK merr të pandehur Ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri, pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
-
VIDEO
Pensionet/ Basha: Programi ynë mundëson rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit
Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në një postim në Facebook është ndalur në çështjen e pensioneve. Ndërsa ka ndarë prononcimet e disa të pensionistëve, Basha shkruan se një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për pamundësitë dhe mjerimin e pensionistëve. Sipas tij, pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.
Ai gjithashtu shprehet se indeksimet qesharake, janë lëmoshat e një qeverie arrogante, të shkëputur nga hallet e njerëzve.
Basha më tej flet edhe për programin e grupimit Demokratët- Euroatlantikë, duke thënë se angazhohen për rritje vjetore të pensioneve me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit.
-
VIDEO
Skandali me mikrokreditë, Manja: Gati ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat! Të gjitha llogaritë bankare janë zhbllokuar
Pas skandalit të mashtrimit me mikrokreditë, Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët tha se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik dhe se synohet që forcohen mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim.