• VIDEO

    'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve

    Deputeti i PS-së Blendi Klosi komentoi protestën e sotme të opozitës.

    Tek ‘5 Pyetjet me Babaramon’, Spahiu theksoi se opozita dhe PD sot ishte pa ide dhe bënë diçka që e kanë bërë dhe më parë pa rezultat.

    'Protesta e sotme ishte si gjithë opozita e kësaj kohe, pa një mesazh politik. Vështirë të gjesh se kush është drejtuesi i ekipit, mesazhi gjithë historia përfundon tek djegia e karrigeve të parlamentit, apo hedhja e molotovit vend e pa vend. Pse bëhet kjo protestë? Përgjigja është pak e vështirë, dhe nuk është e zgjidhshme. Kërkesa kryesore është qeveria teknike, të iki Rama. Mesazh më të keq se para procesit zgjedhor nuk mund të jepet, e pranon 6 muaj para zgjedhjeve se është e mundur nga Edi Rama.

    Kërkon tërheqje nga Rama. Një garë që nuk ka arsye pse të jepet nga mazhoranca. Vështirë të gjehet pse ndodhi kjo. Nuk e di a janë të kënaqur me rezultatin e protestës vetë kolegët e opozitës. Nuk e di çfarë bilanci kanë? Veçse stacionet e autobusëve të djegur apo vetë selia e PS. U lajmërua prej kaq kohësh protesta më e madhe, e pamë nga numri i pakët i qytetarëve. Forca e një opozite që djeg institucionet.'

  • VIDEO

    Pas rreth 3 orësh, mbyllet protesta e PD! Noka nga selia blu: Hapi i parë i mosbindjes civile, t’i hapet rrugë qeverisë teknike

    Ka përfunduar pas gati tre orësh protesta e PD, ndërsa eksponentët politikë të saj dhe militantët u kthyen në selinë e PD. Në përfundim të saj, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një prononcim për mediat tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile dhe se aksioni do të vijojë.

    Se cilët do të jenë skenarët në vijim, Noka nuk dha detaje po këmbënguli në kërkesën e PD për qeveri teknike.

    "Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbrit në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh, mesazhi ishte jepi zgjidhje e kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet as me gaz e as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile. Narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugë qeverise teknike.

    Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do jemi në kontakt. Ne do jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit se Sullatani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. Revolta do vijë duke zier.

    Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion. Do t’iu njoftojmë për çdo gjë", tha Flamur Noka. 

  • VIDEO

    Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash

    Në protestën e Partisë Demokratike është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.

    Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë truprojash.

    Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra truproja me vete.

    Me sa duket, ngaqë e di çfarë ka bërë, ka frikë dhe ka filluar të ruhet.

  • VIDEO

    Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë

    Protestuesit janë zhvendosur tek Bashkia e Tiranës. Ata kanë hedhur molotovë drejt bashkisë së Tiranës, ndërsa Noka me deputetët e PD udhëhoqën përplasjen me policët.

  • VIDEO

    Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov

    Protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka janë vendosur tek selia e PS-së.

    Ata kanë hedhur në drejtim të godinës bomba molotov.

    Disa prej protestuesve kanë vënë maska, për të mos u identifikuar.

    G.K/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    Protestuesit lëvizin nga godina e Kryeministrisë, shkojnë tek Drejtoria e Policisë

    Protestuesit janë duke u larguar nga godina e Kryeministrisë, për të shkuar tek Drejtoria e Policisë Tiranë. 

    Protestuesit u mblodhën fillimisht para godinës së Kryeministrisë, aty ku pati edhe hedhje molotovësh. 

  • VIDEO

    Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, hedhin molotovë

    Sapo eksponentët politikë të PD mbërritën në terren, protestuesit nisën përplasjet me kordonin e policisë para Kryeministrisë.

  • VIDEO

    Berisha në arrest shtëpie, Noka e Bardhi udhëheqin militantët drejt Kryeministrisë për të protestuar

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur nga selia blu në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.

  • VIDEO

    Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

    Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu. Pritet që bashkë me deputetët e PD, militantët të nisen drejt kryeministrisë për protestën.

  • VIDEO

    Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD

    Vangjel Dule i partisë PBDNJ dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia demokratike.

    Dule e Ndoka shihen ndërsa futen në selinë e PD para se të nisen drejt kryeministrisë.

    SI.E./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Dosja 'Partizani'/ SPAK i mori të pandehur, Berisha dhe Malltezi dorëzojnë prapësimet në 250 faqe! Pretendojnë se pasuritë i kanë me burime të ligjshme

    Me një material të përpiluar në 250 faqe, sa gjysma e dosjes që SPAK ka kopsituar për ta ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Ata janë marrë të pandehur për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

  • VIDEO

    Protesta e opozitës, PD i kërkon 4 orë leje policisë, asnjë detaj për itinerarin

    Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv