• VIDEO

    Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: Aksioni i parë i ‘mosbindjes civile’, do shtrihet në gjithë vendin! Duam qeveri teknike

    Ish-kryeministri Sali Berisha komenton protestën e djeshme, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Ndonëse me një pjesëmarrje të ulët, Berisha thotë se ai ishte vetëm hapi i parë i mosbindjes civile. Berisha i bën thirrje sërish kryeministrit Rama për qeveri teknike.

    • VIDEO

      Kryebashkiaku i PD-së në Mirditë ankohet për 100 familje pa strehë prej tërmetit 2019, Rama: Ju ndihmojmë për një projekt social

      Kryebashkiaku i PD-së i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ankua tek Rama për 100 familje të cilat të prekura nga tërmeti i 2019 ende nuk është pranuar ndërtimi I banesave të tyre, ndërkohë që u është ndërprerë bonusi i qirasë.

      Rama premtoi se do të ndihmonte për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa I kujtoi se duhet të ishin ata përgjegjës për të krijuar kushtet për strehimin social të tyre.

      Albert Mëlyshi: Tërmeti i 2019. Tërmeti ende nuk është mbyllur. Kam 100 familje që ende nuk është konsideruar ndërtimi i banesave të tyre, ndërsa është ndërprerë dhe bonusi i qerasë  për ta dhe nuk e di si do të verë puna.  Bonusi i qirasë është ndërprerë për ta dhe nuk e di si do të verë puna. Ky është shqetësim emergjent.

      Edi Rama: Nuk e kemi pasur vetëm tek Mirdita por 2- 3 raste. Ato qartësisht i kemi lënë në përgjejgësinë e bashkive për të krijuar kushte të strehimit social. Nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qëndrore sic u bë plani i madh i tërmetit të tmerrshëm. Ky është realiteti. Thënë kjo duhet të bëjmë diskutim si mund të ndihmojmë ne pjesërisht bashkinë që të nisë të ketë një projekt të strehimit social duke ditur kush është i dëmtur nga tërmeti

    • VIDEO

      ‘Doje të provoje dhunën ti, pse nuk dole dje o cub’, deputetët e opozitës nuk e lejojnë të flasë, Ndreca mbyll mbledhjen

      Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

      Pas disa minutash debate, ku Ndreca merrte fjalën dhe deputetët e PD nuk e lejonin të fliste duke i rënë tavolinave me kartonët e duke krijuar zhurmë, ai ka njoftuar se mbledhja mbyllet dhe se do të mbahet në një moment tjetër.

      Pas këtij njoftimi anëtarët e PS janë larguar, ndërsa në sallë kanë mbetur ata të PD.

    • VIDEO

      Keni ardhur për t’i hedhur molotov Komisionit Hetimor', Vokshi përplaset me Ndrecën te 'Sterilizimi': Rrugaç, kush je ti more

      ërplasje të forta ka pasur mes Ndrecës dhe Vokshit ditën e sotme në komisionin hetimor për “Sterilizimin”. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, iku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge. Debatet në komision: Plarent Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë, keni ardhur për të vënë molotov. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër. Albana Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge. Plarent Ndreca: Sa herë të gënjeni do t'ju themi prap. Plarent Ndreca: Po më bënë presion, po bërë presion s'të njoh fare. Ti ti bësh presion mazhorancës s'ka shancë, më lini të flas. Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge. Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor. Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.

    • VIDEO

      Një djalë me biznes në Theth ndihmonte me lekë motrën dhe vëllanë në Itali’, Rama: Brenda muajit prezantojmë ‘Paketën e Maleve’

      Brenda këtij muaji, kreu i qeverisë thotë se do të prezantojnë ‘Paketën e Maleve’, një mbështetje të paralajmëruar më herët gjatë vizitave në Shkodër. Përmes kësaj pakete, Rama tha se synon që të mbështesin emigrantë që të hapin biznese, apo edhe ata që jetojnë në Tiranë por kanë një pasuri që do përfshihet në paketën e Maleve.

      Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama solli edhe historinë e një djali me biznes në Theth, për të cilin tha se ndihmon me lekë edhe motrën dhe vëllain në Itali.

      "Gjatë këtij muaji prezantojmë paketën e maleve, një program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi. Ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë pozitive, kemi punuar gjatë që të mos jetë pak, por goxha domethënëse. Është një paketë që duhet ta përdorni ju, ta shfrytëzoni për të inkurajur më shumë dhe për t’iu dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me dy mendje.

      Në Theth kam takuar një djalë që me biznesin në Theth ndihmon me lekë motrën dhe vëllain që punojnë në Itali. Ata punojnë në Itali, por nuk iu del. Dhe u thoshte po hajdeni në Theth, se kemi mundësi të zgjerohemi, unë kam nevojë. Na vjen zor se do dukemi di dështakë. Është konkret personi, familja. Prandaj është e rëndësishme që paketën e maleve ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive se kanë kontaktin më drejtpërdrejtë dhe kanë mundësi të kenë një komunikim që është më nxitës", tha

    • VIDEO

      Rama i pakënaqur me kryebashkiakët: Shumë i ulët niveli i ndërveprimit me qytetarët në platformën e Bashkëqeverisjes

      Kryeministri Edi rama është shprehur i pakënaqur me kryebashkiakët edhe s ai përket platformës së Bashkëqeverisjes, duke thënë se është shumë i ulët niveli i angazhimit me qytetarët në këtë platformë.

      "Nivel shumë i ulët i përgjigjes dhe ndërveprimit me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Është krijuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart poshtë e të kërkojnë, por ta çojnë në majë ankesën dhe nga maja rrjeti i koordinatorëve gjen përgjigjen e duhur për qytetarin dhe më pas bëhet dhe analiza pse nuk është dhënë përgjigja. Nëse është e qëllimshme merren masa, nëse jo shikohet se çfarë duhet të rregullohet në aspektin e procedurës pse s’ka asnjë bashki që platformën e bashkëqeverisjes ta ketë ekselente dhe ti jepni përgjigje qytetarëve", tha Rama. 

    • VIDEO

      ‘Ca prisni’, Rama i prerë me kryebashkiakët: Çoni para legalizimet! Shijaku model, Rakip nuk e arrin dot, por lufto për vendin e dytë

      Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal. Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga kryeministri Rama duke thënë se është model me procesin e legalizimeve. Kritika pati edhe për bashkinë e Kazmës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike. Të paktën luftoni për vendin e dytë, u tha Rama kryebashkiakëve.

    • VIDEO

      Mos ma prekni Durrësin!' Rama: Ka Bashki djegin fondin e shërbimeve sociale!

      ryetari i bashkisë Edi Rama u shpreh kritik edhe ndaj mos shfrytëzimit të fondit për shërbimet sociale që qeveria ka vënë në dispozicion por nuk shfrytëzohen nga bashkitë përshak se nuk organizohen apo nuk kanë projekte

      Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

      Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100 buxhetin. Vora, në fondin e mbrojtjës civile ka bërë punën e duhur dhe 100 % e ka realizuar buxhetin.

      Pse duhet të kemi bashki të tjera që kanë 3% të buxhetit, e nuk po ia përmend emrin këtu. Kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi, se Durrësin nuk duhet të ma prekni. Por 3 %. Ndërkohë bashkia e Shkodrës 95%. Pse bashkia e Shkodrës është 95 % e në bashkinë e Vau Dejës që ka më shuëm nevojë është 55 %. Janë kontradikta në shifra që tregojnë se aty ku ka vëmendje, përqëndrim e organizim këto fonde nuk mjaftojnë. Aty ku sjanë këto këto fonde teprojnë e digjen. Si mund të digjen. Një kokërr leku të vetme që duhet tia japim personit në nevojë.

    • VIDEO

      ‘Me çfarë merreni ju?!’ Rama bën për ujë të ftohtë kryetarët e bashkive: Nuk kanë bërë asnjë projekt për shërbimet sociale, kjo është skandaloze

      Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik ndaj bashkie sa I takon qasjes së shërbimeve sociale.

      Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

      Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100% buxhetin. Nëse unë tani do të bëj gabimin që t'i lë fjalën Rakipit ai do të thotë dua më shumë. Se mund të shpenzojë, më shumë. Kamza një bashki që ishte modeli i anti shërbimit social që sot merr fondin e vë në dispozicion të komunitetit 100%. E njëjta gjë bashkia e Vorës. 

    • VIDEO

      Zjarret/ Rama kritika kryebashkiakëve: Keni pasur dobësi, Perfektura e Korçës ka 1491 forca aktive, nuk ka angazhuar as gati 70% të tyre! Plan për trajnimin

      Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët u ndal edhe tek situata e zjarreve. Rama tha se ka pasur dobësi nga ana e bashkive sa i përket menaxhimit të këtyre emergjencave. Rama u ndal në dy shembuj konkret, tek Perfektura e Korçës për të cilën thotë se nga 1491 forca aktive që ka të deklaruara, në raste zjarri ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe më pas ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe sërish rezultati sipas Ramës nuk ka qenë në një nivel me Shkodrën, të cilën e vlerësoi.

    • VIDEO

      Përmbytjet në Vlorë, Rama: Sado ekselente të ishte infrastruktura, s’do përballonte goditjen e parë! Duhet organizim dhe trajnim i strukturës

      Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkikat u ndal edhe tek përmbytja e në Vlorë, duke kërkuar nga të gjitha bashkitë se duhet të ketë një organizim më të mirë të strukturave, si edhe trajnim të tyre. Rama tha se sado ekselente të ishte infrastruktura s’do e përballonte goditjen e parë, por strukturat duhet të gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit.

      "Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në vjeshtë dimër me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet. Duke e marrë te përmbytjet, e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion", tha Rama. 

    • VIDEO

      Platforma për qeverisjen vendore, Rama mbledh kryebashkiakët në Kryeministri

      Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i kthehet axhendës politike. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të mbledhë në një takim kryetarët e Bashkive.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv