-
VIDEO
Koncesioni i sterilizimit/ 'Duket sikur dikush ka futur duart! Vokshi pyet pse u ndryshuan shifrat e operacioneve e kostove, Rrjepaj: Do shoh shënimet
Albana Vokshi u ndal tek shifrat e ndryshme për investim të cilat në memon e Rrjepajt drejtuar ministrit të atëhershëm Beqaj ishin më të vogla se ato që i janë bashkangjitur studimit të fizibilitetit për në ministrinë e Financave.
-
VIDEO
'Keni anashkaluar kërkesën e Manastirlut dhe jeni futur direkt në PPP', Vokshi: Pse nuk gjendet kredia e dytë? Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni
Gjatë zhvillimit të Komisionit Hetimor për shëndetësin çështja është ndalur në kredinë e dytë të marrë për procesin e sterilizmit. Sipas Vokshit kredia nuk është në studimin e fizibilitetit dhe ka pyetur ish-zv.Ministrin se përse nuk është vendosur. Rrjepaj është përgjigjur se nuk ka qenë në dijeni për kredinë.
-
VIDEO
‘Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë’, ish-zv.ministri në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje
sh-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.
Ish-zv.ministri tha se nuk ishte në dijeni të kësaj memo, nuk i ka shkuar atij kurrë dhe s’ka dijeni nëse i është kthyer përgjigje.
Në një memo të datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbajtjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.
Pjesë nga dëshmia
-
VIDEO
'Hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin', Rrjepaj merr leje nga SPAK dhe dëshmon në Komision, Spaho: Ne po kryejmë hetim administrativ
"Kam një koment të shkurtër. Besoj se hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin. Të thuash që po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor është një lejim i objektit të këtij projekti dhe ka ardhur si devijim i këtij projekti. Kur themi sterilizmi të nënkuptojmë një projekt i cili ka objektin e vet dhe ofrimin e veshjeve një përdorimshe, pacientin, shtratin dhe administrim e repartit qëndror të sterilizimit. Sterilizmi është një nën komponentë e komponentes. Më pas vjen kategorizimi në asetet."-ka thënë ish-zv.ministri Shëndetësisë.
-
VIDEO
Berisha kërcënoi gazetarët, Adriatik Doçi: U trondit pasi demokratët kuptuan pasurinë e tij përrallore! Nuk kemi të gjithë vila dhe pallate si Shkëlzeni
Gazetari Adriatik Doçi komentoi në Frontline kërcënimin e Berishës për ata gazetarë që do vijojnë të nxjerrin pjesë nga dosja e SPAK për aferën Partizani.
Doçi vë në dukje se Berisha është i tronditur tashmë se përpara demokratëve nuk është më ai politikani i varfër, por bën pjesë tek familja më e pasur e Ballkanit.
-
VIDEO
Kandidon për kreun e policisë, gazetari Sokol Dema: Ilir Proda u vu në hetim nga Dumani lidhur me dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopjave!
Gazetari Sokol Dema komentoi në 'Frontline' 15 emrat në garë për kreun e ri të policisë së shtetit. Ai u ndal tek emri Ilir Proda, kreut të policisë së Elbasanit që i është sekustruar celulari nga SPAK, për shkak se po hetohet për dekonspirimin e një operacioni për kapjen e Çopjave në Elbasan në fund të korrikut.
'Operacioni i SPAK më 30 korrik, përpara ekzekutimit të urdhër arrestit. Lajmi doli dhe në një situatë të tillë Dumani vendosi në hetim persona në dijeni për operacionin. Që nga BKH, tek SPAK edhe te policia e shtetit dhe Elbasanit. Vetëm disa ditë më pas ka filluar. Kur u kuptua se kishte diçka që nuk shkonte. Megjithatë e dalë në këtë moment 3 ditë më parë shpalljes së garës tingëllon e qëllimshme. Nëse ngjarja ndodhi 1 muaj e gjysëm më parë, Proda e dinte që nuk i ka punët mirë me SPAK, pse kandidon. Mund të jetë i qetë në këtë punë, e ka dorëzuar celularin dhe përballe në garë ballëhapur. Problematikë është dalja e lajmit disa ditë më parë për zotin Proda. Nuk di të them sa do ndikoj.
Natyra e operacionit, cili drejtor policie të rrezikonte një karrierë e tillë të bënte një njoftim me një aparat celular shumë lehtë të gjurmueshëm. Nuk ka më aparate të sofistikuara. Ka aplikacione të tjera, mund të përdoren por është e pamundur, të gjithë janë të gjurmueshëm. Praktikisht se zoti Proda në këtë betejë nuk do dalë i humbur në kuptimin e garës. Mund të jetë figurë e pastër.'
-
VIDEO
15 emra për kreun e ri të policisë/ Lita: Ende nuk dimë pse u largua Rrumbullaku dhe Balla! Doçi: Disa prej tyre nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës
Pikëpyetjet mbi emrin e ri të drejtorit të policisë së shtetit u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon. Gazetari Sokol Dema u shpreh se emrat që kanë dalë për të kandiduar për këtë post diheshin dhe më parë.
'Emrat ishin kuptuar, pjesa më e madhe kishin dalë. Deri në orën 00:00 është pritur për të dorëzuar kandidatura. Disa e kanë dorëzuar në momentet finale. Nuk ka patur kandidatë të tjerë. Mendoj se ka patur emra që janë përfolur, por kush e ka dërguar nuk është kthyer më prapa. Ajo çfarë lista përmban janë edhe më të mirët në polici, por ka dhe elementë të tjerë.'
Analisti Lavdrim Lita thekson se gara do kishte më kuptim nëse do dinim më parë arsyet pse u largua Rrumbullaku apo ministri Balla.
-
VIDEO
Spahiu: Një polici që s’kontrollon as qarkullimin rrugor, s’mund të luftoj krimin e organizuar
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar sonte në Frontline komentoi për Marsela Karapançon garën për kreun e policisë së shtetit. Sipas tij kjo garë ka disa avantazhe për transparencën dhe konkurrueshmërinë.
-
VIDEO
Spahiu: Në Shqipëri janë 4 banda që as media, as qeveria, as opozita s’ja përmendin kurrë emrin
'Ka një doktrinë shkencash, nëse policia dështon në kundërvajtjet penale, nuk ka pritshmëri në luftën ndaj krimit. Kështu e ka nisur Rudi Guliani, kur tha nuk do lejojmë një xham makine të thyhet. Qarkullimi rrugor është më keq se në kohën e Saimir Tahirit. Sot 4 bandat kryesore nuk guxohet ti përmendet emri as nga politika, policia, media. Përmenden banda që janë në shkërmoqje. Unë nuk guxoj t’ia përmend emrin. Janë aq të fuqishëm. Në nivel qeveritar, edhe tek kryetari i opozitës nuk i përmend më. Janë të shantazhueshëm përballë pushtetit të parasë dhe rrjetit që ata kanë. Më duket qesharake kur themi se një drejtor policie do bëj namin.'
-
VIDEO
Gjonaj shpjegon ndryshimet në projektligjin për studentët e Mjekësisë, ja rasti kur mjeku trajtohet me 80% të pagës
Etilda Gjonaj, deputete e PS-së, ka shpjeguar në Kuvend ndryshimet në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të Mjekësisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjonaj tha se është propzozuar se nëse brenda 3 muajsh ministria nuk i punëson dot mjekët, ata kanë të drejtë të punësohen në institucionet shëndetësore private
-
VIDEO
'Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin' Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivelet të tilla! SPAK po lufton të dyja palët
Edvin Kulluri foli në Studio Live duke sqaruar pse nuk kemi të bëjmë me një dosje politike ndaj Berishës, por me një hetim për herë të parë të korrupsionit në nivele të larta.
-
VIDEO
Kuvendi miraton ligjin e ri për studentët e Mjekësisë! Deri në 3 vite punë të detyruar ose paguaj tarifën e plotë të studimit! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%
Kuvendi miratoi sot ligji për studentët e Mjekësisë në Universitetin Publik, me ndryshimet e bëra pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi pjesërisht ligjin që i detyronte ata që për 5 vite pas diplomimit të mos largohen për të punuar jashtë vendit.