-
VIDEO
Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive! Do jetë në Korçë, investitorët nga Austria
Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.
Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektët
Së shpejti me ndihmën e zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës.
Ky do të jetë resporti i parë i skive. Synimi i qeverisë është që Shqipëria të kthehet në një vend turistik dhe për sezonin e dimrit.
-
VIDEO
Nga bar mani tek shefat e kuzhinës, ekspertja zbulohen pagat në turizëm
Rritja e pagave në sektorin e turizmit është evidente por një vëmendje të madhe duhet ti kushtohet dhe orëve të gjata dhe ngarkesës.
Gladiola Dona e ftuar në podcastin e kryeministrit dhe që ka hapur Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit - HAT, e ofron kurse të Formimit Profesional tregon pagat në treg.
Një bar man i trajnuar i certifikuar del nga kursi me 150 mijë lekë rrogë.
Ka drejtues hotelesh që nuk punojnë pa 200 mijë lekë të reja si junior
Shefat e kuzhinës 3.5 dhe 400 mijë lekë në muaj.
-
VIDEO
Reforma në turizëm/ Vitin tjetër s'ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, kthehen publike! Marrin vetëm hotelet! Bashkitë shezllone me çmim tavan
Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek lirimi i hapësirave për plazhe publike, apo plazhe të cilat do të menaxhohen nga bashkia dhe do të ofrojë shërbim kundrejt një çmimi tavan të detyruar i përballueshëm për të gjithë qytetarët.
-
VIDEO
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
Vetëm me operacionin Partizani (i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005), familja e Argitës dhe Jamarbër Malltezit fitoi gati 6 milionë euro dhe këto një pjesë të mirë të tyre ia ka kthyer Sali dhe Liri Berishës në pagesa milionëshe fondacionit dhe shpenzimeve të mëdha të ish Kryeministrit. Këto janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK ka provuar në dosjen 500 faqëshe.
-
VIDEO
Procesi i Deinstitucionalizimit, Koçiu: Nismë kombëtare për një të ardhme më të mirë për fëmijët në nevojë
Transformimi i institucioneve të përkujdesit shoqëror në Qendra të Shërbimeve Sociale për fëmijët dhe familjet e tyre është qëllimi kryesor i procesit të deinstitucionalizimit në Shqipëri, për përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara duke siguruar interesin më të lartë të fëmijës
-
VIDEO
Grupi i PS 7 orë takim në Elbasan, fokus vota e diasporës! Fuga porosi deputetëve: Shtoni aktivitetin në rrjetet sociale
Grupi i deputetëve socialistë janë mblidhur sot në Elbasan në retreat-in e radhës ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Report tv mëson se punimet do të zgjasin gjatë gjithë ditës dhe do të ndahet në 3 pjesë, ku strategjia e re e komunikimit publik do të zërë pjesën kryesore. Burime nga mbledhja: Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje nis në janar e përfundon në mars!
-
VIDEO
PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE për Report Tv: Nuk është hap në drejtimin e duhur! Zbatimi i vendimeve nga Parlamenti, thelbësore
Pas vendimit të Kuvendit për të mos e dorëzuar Olta Xhackën në Kushtetuese, ka reaguar Bashkimi Evropian. Delegacioni i tha Report TV, se ajo që bënë dje socialistët në Kuvend, nuk është rruga e duhur dhe se është thelbësore që Parlamenti të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin
Në protestën e 25 para bashkisë së Tiranës, një grusht militantësh të Berishës sulmuan qytetarët e thjeshtë që kaluan me makina pranë godinës, ende pa u bllokuar rruga nga policia. Përfaqësuesit politikë nga ana tjetër, me në krye sekretarin e përgjithshëm të partisë së Ilir Metës në hetim nga SPAK, intensifikuan sulmet ndaj drejtësisë së re pas marrjes së pandehur të Sali Berishës
-
VIDEO
Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, Çollaku: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi! Republika ka rënë
Vendimi i mazhorancës socialiste me abstenimin e djeshëm në seancën plenare, për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, është shkak për t’u shpërndarë parlamenti. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV
-
VIDEO
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
Ministrja e Sportit dhe Sportit, në takimin e zhvilluar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, publikoi objektivat për mbulimin e të gjitha shkollave me oficerë sigurie.
Afrim efektivësh edhe nga Akademia e Sigurisë dhe trajnime për Kibernetikën. Problem zhvillimi i teknologjisë së internetit, nga vijnë dhe cenimet më të mëdha për fëmijët.
Kreu i qeverisë tha se duhet të fuqizohet punonjësi i oficerit të sigurisë pasi, janë syri dhe veshi prindërve. Sipas Ramës ata kanë mision të njohin me emër çdo fëmijë.
-
VIDEO
Pesë deputetë të opozitës bëhen bashkë, formojnë grupin e ri politik kundër listave të mbyllura
Pesë deputetë të opozitës janë bashkuar! Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura dhe në një deklaratë për median tregojnë se çfarë i bashkoi.
-
VIDEO
PS nuk ‘lëshon’ Olta Xhaçkën, mandati s’dërgohet në Kushtetuese! 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias
PS nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herë të dytë, duke mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës për verifikim. 65 socialistë abstenuan, 9 kundër dhe 25 deputetë të opozitës pro. Kryetarja e Kuvendit njoftoi se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim. Opozita e quajti turp vendimin e PS për të shkelur vendimin e Kushtetueses.