-
VIDEO
DOSJA 500 FAQE E SPAK/ Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi
SPAK zbulon disa mijëra euro pagesa në llogaritë bankare të dhëndrit të ish-kryeministrit nga firma që kishin marrë licencime me VKM të personalizuara të Sali Berishës. Ja faktet!
-
VIDEO
Dosja 500 faqe/ E gjithë skema e ‘Berisha-Malltezit’ për privatizimin e ‘Partizanit’; ligje të porositura, shteti në gjunjë dhe milionat e eurove fitim
Jamarbër Malltezi do të bënte çdo gjë duke lëvizur fijet në hije, ndërsa persona që merrej dukshëm me procedurat ishte Fatmir Bektashi dhe ortaku i tij dhe njëri prej trashëgimtarëve, Xhimi Begeja. Malltezi me grupi e vete, kishin disa pengesa ligjiore që ta vinte në funksion planin e tij pasi ligji premtonte kthimin e pronave vëtëm kur ato ishin të lira dhe kompensimin e tyre, kur ato ishin të zëna, dhe kompleksi sportiv “Partizani” konsiderohej edhe aset i Forcave të Armatosura. Por për të gjitha këto do të mendonte vjehrri i tij.
-
VIDEO
PD ‘zbarkon’ drejtuesit politikë në terren! Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë: Me Peleshin jo përballje emrash, por filozofie
Edhe Partia Demokratike nuk ka humbur kohë, por ka prezantuar në qarqe drejtuesit politikë. Në mungesë të Sali Berishës që tashmë është zyrtarisht i pandehur nga SPAK, prezantimi i tyre është bërë nga Noka e Paloka.
-
VIDEO
Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar në fazë të re, Rama: Tiranës do t’i shtohet një xhevahir i arkitekturës europiane
Në Tiranë vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe që pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon
-
VIDEO
PS e Tiranës mbledh Asamblenë! Ndahen detyrat e Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut! I pranishëm edhe Rama, ja porositë
Në ambientet e Katedrales Ortodokse, është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. I pranishëm në takimin ku Veliaj e Manastirliu do të bashkëndajnë organizimin deri në zgjedhjet 2025, ishte edhe kryeministri Rama
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratë specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. SPAK: Ndryshimi i destinacionit të klubit Partizani, nga sportiv në shesh ndërtimi u përcaktua në kontratë.
-
VIDEO
I thuri lavde Berishës pasi ia shtroi me ‘raki e tortë’ kur e vizitoi në arrest shtëpie, arrestohet për korrupsion ish-eurodeputeti polak
Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA e Britani e Madhe, dhe në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, pasi është marrë i pandehur për korrupsion, po lëviz çdo gur në përpjekje për të ngritur imazhin e tij në sferën ndërkombëtare. I fundit që ka pritur në shtëpi është një ish-eurodeputet polak, Ryszard Czarnecki, i arrestuar për korrupsion në vendin e tij
-
VIDEO
Mbi 25% e shqiptarëve paguhen 227 lekë për një orë punë! Pagat nëndeklarohen, eksperti: Fenomen që vetëm shtohet
Një bukë masive dhe një bidon ujë, vetëm kaq mund të blejnë pjesa dërrmuese të punësuarve në vend, me pagën e një ore punë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se 25.3% e punonjësve marrin pagën minimale prej 40 mijë lekë në muaj. Praktikisht paga ditore përllogaritet në 1,818 lekë për 22 ditë punë, ose vetëm 227 lekë një orë punë.
Edhe pse kudo flitet për rritje të pagave, e shtyrë kryesisht prej mungesës së punonjësve, shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën. Pas pagës minimale, janë afro 20% e të punësuarve në vend që marrin nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, dhe më pas 9.4% që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.
-
VIDEO
PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, PL dhe Berisha e quajnë puç kushtetues! Blushi: Prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës
Partia e Lirisë në një zë me Sali Berishën e kanë quajtur puc kushtetues abstenimin e deputetëve të PS-së në Kuvend për të mos lejuar dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
Deputetët më pasivë të parlamentit nuk humbasin shansin për të përfituar privilegjet që ju jep statusi i ligjvënësit. 19 prej tyre marrin nga buxhetit i shtetit edhe kompensim për të jetuar në Tiranë në shtëpi me qira. Vetëm ky bonus ju kushton taksa paguesve 7 milionë lekë të vjetër ço muaj.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ Sali Berisha në listën e hapur apo të mbyllur? A do të kandidojë Argita Malltezi! Ja si përgjigjet ish kryeministri
Në zgjedhjet e vitit 2025 a do të jetë Sali Berisha në listën e hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi
“Për mua është njëlloj nuk kam asnjë përshtypje. Sa I takon Argita Malltezit nuk e vendos unë por ajo. Primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengesë por nuk e di a ka ambicie apo jo’
-
VIDEO
SPAK e mori të pandehur/ Berisha del në konferencë, sulmon Dumanin e prokurorët e dosjes: Përbindësha të fëmijëve
Tre ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë ku sulmon prokurorët dhe merr në mbrojtje ‘fondacionin ‘Fëmijët shqiptarë’të drejtuar nga Liri Berisha bashkëshortja e tij.