-
VIDEO
Rama për mësuesit: Zoti qoftë me ju! Kam një djalë 10 vjeç dhe e di se çfarë durimi duhet
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e mësuesve. Kreu i qeverisë tha se është mbështetës i tyre dhe se një punë të tillë nuk do ta bënte dot.
‘Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kemi një djalë 10 vjeç, se çfarë durimi duhet! Unë ju them të gjithëve që hyni në klasa ‘Zoti qoftë me ju’. Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes. Jam adhurues dhe mbështetës i çdo mësuesi se jeni të vetmet figura që i shoh me zili në sensin që në raste të tjera do ta bëja... por unë këtë punën tuja së bëj dot.’- tha Rama.
-
VIDEO
Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë Shqipërinë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, vlerësoi projektin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të siguruar të gjitha shkollat me oficerë, me qëllim rendin dhe sigurinë e fëmijëve në to.
Nga takimi në shkollën "Kosova" sot, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Manastirliu, dha edhe lajmin se tani këto shkolla janë të monitoruara me kamera sigurie, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e rasteve të paligjshme.
Hoxha njoftoi edhe projektin e ri të MB, i quajtur “SmartCity”, që e cilësoi si "një nga më madhorët" dhe që parashikon sigurinë kombëtare, ku përfshihen Policia Rrugore në monitorimin e rrugëve, por edhe një sistem teknologjik i tërë (e ngjashme me "Syrin e fajkoit" apo Big Brother)
-
VIDEO
Siguria në shkolla/ Ministria e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu deklaroi sot (13 Shtator) në një takim për sigurinë në shkolla se janë shtuar edhe 40 oficerë të rinj sigurie në ambientet shkollore për këtë vit.
Më këtë organikë të re shkon në 240 oficerë të angazhuar në ruajtjen e shkollave, me qëllim parandalimin dhe ruajtjen e sigurisë në shkolla. Deklarata u bë nga shkolla “Kosova” në kryeqytet.
Ministrja u shpreh gjithashtu se është rritur edhe rroga me 20 për qind kësaj kategorie, sikurse mësuesve dhe psikologëve, por theksoi edhe një sistem referimi për bashkëpunim më të mirë, trajnime, dhe veprime me qëllim ruajtjen e nxënësve nga çdo lloji akti dhune dhe krijimin e një gardhi sigurie.
-
VIDEO
Rama: Sfidë të mbrojmë fëmijët nga llumi i shpifjes! Në media ka njerëz që duan të krijojnë idenë e një Shqipërie ku jetojnë kafshët e pyllit e ujit
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin e zhvilluar për sigurinë në shkolla, theksoi se sfidë në ditët e sotme është mbrojtja e fëmijëve nga llumi i shpifjeve. Sipas Ramës, ka njerëz që kanë gjetur strehë në media dhe në vend të flasin për problemet e njerëzve, përpiqen t’i helmojnë e çorientojnë njerëzit, për të krijuar idenë ne një Shqipëri që është kënetë e madhe, ku lëvizin kafshët e ujit e pyllit.
-
VIDEO
Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla duhet të njohin me emër çdo fëmijë, janë syri dhe veshi i vetë prindërve
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në shkollën ‘Kosova’ duke folur për sigurinë në shkolla tha se oficeri i sigurisë duhet të njohë çdo fëmijë me emër, pasi janë syri dhe veshi i vetë prindërve.
-
VIDEO
240 oficerë të angazhuar për sigurinë shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
Ministrja e Sportit dhe Sportit, në takimin e zhvilluar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, publikoi objektivat për mbulimin e të gjitha shkollave me oficerë sigurie
-
VIDEO
Siguria në shkolla/ Manastirliu: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet
Ministrja e Sportit dhe Sportit, në takimin e zhvilluar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, publikoi objektivat për mbulimin e të gjitha shkollave me oficerë sigurie. Afrim efektivësh edhe nga Akademia e Sigurisë dhe trajnime për Kibernetikën. Problem zhvillimi i teknologjisë së internetit, nga vijnë dhe cenimet më të mëdha për fëmijët
-
VIDEO
‘Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë’, vendoset poster gjigant te 'Fish City' ku Rama mbledh grupin e PS
Kryeminisitri Edi Rama ka mbledhur, ditën e sotme në Elbasan deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.
Por, në hyrje të restorantit 'Fish City' ku kryeministri do të mbledh deputetët është vendosur një poster gjigant.
Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin.
“Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”, shkruhet në poster.
-
VIDEO
‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC
Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga SPAK pas përgjimeve të dala nga bisedimet në SKY-Ecc, ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit Gazment Bardhi një ditë më parë në Kuvend. Ky i fundit tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka emëruar drejtorin e policisë së shkodrës, ndërsa lexoi disa kode të aplikacionit ‘Sky-ECC’. Sipas Manjanit, deklarata e Bardhit është e paprecedentë dhe se klienti i tij nuk ka përdorur aplikacion Sky-ECC
-
VIDEO
Mblidhet grupi i PS në Elbasan! Zbardhet axhenda, nga 'Antikorrupsioni', 'Integrimi' e deri tek 'trajnimi' për komunikimin publik'
Grupi i deputetëve socialistë do të mblidhet sot në Elbasan në retreat-in e radhës ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Report tv mëson se punimet do të zgjasin gjatë gjithë ditës dhe do të ndahet në 3 pjesë, ku strategjia e re e komunikimit publik do të zërë pjesën kryesore.
-
VIDEO
Bombastike/ “Rama u thirr në SPAK, por nuk shkoi!” Spahiu: Gjuhë erotike në parlament | E PLOTË
Debatet e sotme në parlament si dhe paraqitja e Berishës në SPAK u diskutuan në Frontline me moderatoren e Marsela Karapançon. Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi fillimisht gjuhën e Ramës dhe ironinë ndaj Gazment Bardhit.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve:Të evitojmë lëvizje të panevojshme, bashkëpunim me emergjencat civile dhe Bashkinë
Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat 112 dhe 0800-0888.