-
VIDEO
Satelitët Albania 1 dhe 2 po fotografojnë vendin! Do japin hartën e dëmeve nga zjarri
Institucionet vendase do të kenë shumë shpejt një përgjigje për dëmet që shkaktuan zjarret masive këtë vit. Shqipëria po fotografohet nga ajri nga satelitët Albania 1 dhe 2, ku në fokus do të jetë analizimi i problemeve në territor, përfshirë zonat me thatësirë të madhe, situata me lumenjtë apo gjendja e zonave të mbrojtura.
-
VIDEO
PPP-të në shëndetësi, kuvendi thërret të hetuarit nga SPAK! Dëshmia e Beqajt në Kuvend më 3 tetor
Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, do të nisë pyetjen e dëshmitarëve të cilët janë nën hetim edhe nga SPAK-u. Të parët në radhë janë anëtarët e komisionit që kanë shpallur fituesin, ndërsa për tre të arrestuarit, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, po studiohen mundësitë e marrjes në pyetje, me skype apo fizikisht.
-
VIDEO
Von der Leyen zgjedh përbërjen e re të Komisionit Europian me 6 zv/presidentë! Sllovenia Marta Kos zgjidhet si komisionare të Zgjerimit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti sot (17 shtator) përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.
-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, mos bëni sikur e latë në dorë të deputetëve! Peleshi: Duhet qartësim
Zbardhet debati/ Abstenimi për ta dërguar mandatin Olta Xhaçkës nëGjykatën Kushtetuese u bë objekt debati në Konferencën e Kryetarëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë
Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë.
-
VIDEO
SPAK heton dy tenderët e KQZ, Celibashi: Procesi legjitim, 0 shqetësim! S’ka më kohë për votim elektronik në 6 qarqe, shanset deri në 3
Prej gushtit të këtij viti, SPAK po heton dy tenderë të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderët për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milion dollarëve.
-
VIDEO
Hapet gara për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: S’ka më miliona euro për privatët, Biblioteka Kombëtare ende me qira
10 studiot prestigjioze i paraqitën jurisë ndërkombëtare projektidetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.
-
VIDEO
Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit
uristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babramo’ në Report Tv tha se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
'Edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë Manuel Sarrazin, ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj dy palave. Kurti është paralajmëruar se nëse do të përjashtohej nga Procesi i Berlinit, goditja për Kosovën do të ishte fatale. Procesi i Berlinit është i vetmi ku Serbia merr pjesë me Kosovë. Kurti ka qenë avokat i fortë i procesit të Berlinit duke përjashtuar Ballkanin e Hapur vetëm për këtë arsye.
Ballkani i hapur është mbajtur një plan B. Nëse duam ta lexojmë në rreshta atë që kanë thënë përfaqësuesi dhe i deleguari i Gjermanisë në Ballkan, duhet lexuar nëse Kosova do të përjashtohet nga procesi i Berlinit do të katandiset te Ballkani i Hapur. Albin Kurti nuk mund të sillet dhe tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
‘Berisha mori truallin e shtetit, ja dha dhëndrit’ avokati Beqiri: Për 109 mln lekë u morën gjithë ato ndërtesa
Avokati Idajet Beqiri duke folur për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, theksoi se Sali Berisha në postin e kryeministrit, mori truallin e shtetit dhe ia dha dhëndrit. Sipas Beqirit për 109 mln lekë të vjetra u blenë të gjitha ndërtesat.
‘Ishte privatizim korruptiv, i gjithë korruptiv. Nga një VKM që ishte familjare, për familjen Berisha për dhëndrin e tij dhe një pasuri e cila ishte shtetërore, me falsifikime nga më skandaloze deri me ndërhyrje në Arkivin e Shtetit... paso kjo pasuri iu ble ish-pronarëve nga italianët. Ishin të shpronësuar të gjitha ata.
Më vonë u ndërtua kompleksi ‘Partizani’ u ndërtua mbi tokë shtet. Berisha e mori dhe bëri pronar për të dytën herë familjen e të parëve të dhëndrit të tij. Këto njerëz që e dinin... bënë një prokurë dhe ngarkuan Jamarbër Malltezin, por ju do të më jepni diçka si shpërblim. I dhanë 5% të pjesës së vet Jamarbër Malltezi. Pse ja dhanë...që të merreni VKM në dorë. Godina dhe truall ishin e shtetit shqiptar, megjithëse ishin të tilla, morën jo vetëm truallin por edhe ndërtesat. I morën për 109 mln lekë të vjetra. Tashmë SPAK hetoi, dhe kur çoi ekspertët bën 3 mld, 300 herë më pak pagoi Jamarbër Malltezi me familjen Berisha për të blerë të gjitha këto
-
VIDEO
Dosja ‘Partizani’, Beqiri: Familja Saliut ka funksionuar si organizatë kriminale! Berisha rrezikon 8 vite burg, Malltezi minimumi 10! Petraj: Pasuritë do u konfiskohen
Dosja 500 faqe me provat që bëjnë të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi zbulon të gjithë skemën dhe rrugën që ndoqi ish kryeministri për të arritur deri në privatizimin e Kompleksit Partizani e për të mbushur arkën e familjes së tij
-
VIDEO
Shabani për Report TV: Listat e mbyllura i çuam në Kushtetuese, më 2025 forcat e reja do përfaqësohen në Parlament me grup deputetësh, duhet votimi elektronik
Kreu i “Nisma Thurje” deklaron në "Studio Live" bashkëpunimin me formacionin “Shqipëria Bëhet” dhe me forca të reja politike. Qëllim largimi i klasës së vjetër politike, që e krahasoi me “ujin e qelbur në 34 vite”. Endri Shabani thotë se opozita i godet më shumë sepse këta që janë i konsiderojnë si rrezik për të ardhmen: Berishës tani i kanë rënë dhëmbët
-
VIDEO
Meta nuk ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: Po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës
Meta tha sot, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e partisë së Lirisë, duke ju referuar hetimit ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha, se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, është një rreshter i Rilindjes.