• VIDEO

    Bardhi akuza në Kuvend, lexon kodet e SKY ECC: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e ka emëruar krimi

    Në Kuvend kreu i PD-së Gazment Bardhi i ka përmendur disa kode të Sky Ecc, kryeministri Edi Rama ku sipas tij bandat përcaktuan emrin e drejtorit të sotëm të policisë Shkodër.

    “E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

    Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

    Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

    Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

    Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,tha Bardhi.

  • VIDEO

    Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk lejohet transporti i mbetjeve të rrezikshme, s’kishit autorizim nga vendi pritës

    Gazment Bardhi në interpelancën për transportin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum drejt Tajlandës, duke ju përgjigjur Ramës shteti shqiptar nuk kishte autorizim nga vendin pritës për mbetjet toksike.

    ‘Ku do ti çosh mbetjet si do ti përpunosh këto mbetje. Apo do ja dorëzosh këtë punë krimit të organizuar. Lejohet të transportohet.... gjysmën ja kishte shkruar Belinda gjysmën Kumbaro dhe nuk dinte çfarë lexonte. Jo nuk lejohet as të behët transporti të mbetjeve të rrezikshme nëse nuk ke marrë autorizim nga vendi pritës. Fakti është se nuk kishe leje nga vendi pritës. Duhet autorizim nga ministrja e Mjedisit. Çdo kompani që merr përsipër për të transportuar mbetje të rrezikshme duhet të marrë leje te ministria e mjedisit e cila merr aprovimin e vendit pritës. Çfarë i kë bërë Kurum ke marrë vendim kundër Kurum. Këtë kompaninë Sokolaj që e çoka kokainën për miell ke marrë masë ndaj kësaj kompanie. Nëse nuk di çfarë bëhet ik nga aty ky je ulur. Nëse punë është që të marrësh urdhra nga krimi i organizuar, Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeverisje të tillë.’- tha Bardhi.

  • VIDEO

    Rama në Kuvend: Vetëm fantazia malinje e atyre që s'kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes

    Vetëm fatazia malinje e atyre që s'kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes'.

    Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur opozitës nëse janë bërë analiza për mbetjet ose jo.

  • VIDEO

    Rama: S'ka pasur eksport të mbetjeve të rrezikshme! Transporti i tyre në rrugë detare s’është i ndaluar

    Në interpelancën në Kuvend për mbetjet e rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndodhur një eksport i mbetjeve të rrezikshme pasi sipas të dhënave dhe në bazë të dokumenteve eksporti i mallrave në fjalë nuk është i rrezikshëm. Rama tha se dogana ka certifikatë për këtë bashkë me analizën e mallit të kryer në një vend të BE-së.

  • VIDEO

    Importi i mbetjeve të KURUM, Rama: Prokuroria është duke hetuar, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor

    Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me importin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës.

    Ai u shpreh se teksa prokuroria është ende duke hetuar nëse ato mbetje janë ose jo të rrezikshme, nga opozita janë gjetur fajtorët.

     
  • VIDEO

    Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike, Bardhi: Kreu i këtij aktiviteti është kryeministri! Si u lejuan të eksportohen nga porti i Durrësit?

    Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në interpelancën për transportin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum nga Porti i Durrësit, pyeti kreun e qeverisë se kush e lejoi eksportin nga porti. Bardhi e cilësoi Ramën si kreun e aktivitetit të kontrabandës për mbetjet e rrezikshme.

  • VIDEO

    VIDEO/ Minatorët protestojnë para Parlamentit, kërkojnë miratimin e Statusit

    Teksa po niste seanca parlamentare, një grup prej 20 minatorësh u tubuan para godinës, duke hedhur thirrje për miratimin e statusit nga qeveria dhe deputetët

  • VIDEO

    Açka në Kuvend: Më keni emëruar anëtare të Komisionit të Edukimit pa më pyetur! Merrni masa urgjente

    Deputetja Flutura Açka ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të saj se është emëruar pa dëshirën e saj si anëtare në komisionin e Edukimit. Açka tha se ajo ka bërë kërkesë për të dalë nga grupi i PD-së dhe vendos vet.

    ‘Ju kam nisur një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim që ka marrë ky komision, në datën 25 korrik, kryetarja e parlamentit ka lexuar një shkresë timen ku kërkoj të dal nga grupi parlamentar i PD. Të nesërmen, unë jam emëruar vendosur, pa u pyetur fare anëtare e komisionit parlamentar për Edukimin. As nuk jam njoftuar dhe të nesërmen e gjen veten në një vendim të parlamenti ku emërohem anëtare e komisionit, por me një shkujdesje, keni harruar integritetin e deputetit. Merrni masa urgjente unë nuk mund të emërohem, do të vendos unë. Shkresa juaj është depozituar dje dhe do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj.’- tha Açka.

  • VIDEO

    Ermal Onuzi u emërua në krye të Gardës, Bardhi në Kuvend: Rast korrupsioni, ngrini komision etike

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi më 10 shtator Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzin.

    Për këtë emërim kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi në Kuvend, u shpreh se ky emërim ishte një rast korrupsioni. Ai kërkoi që të ngrihet një komision etike.

    "Për Drejtorin e ri të gardës së Republikës. Do të kërkoj diçka se për ju korrupsioni politik nuk është procedurë në mars të 2023 kur ju miratoni ndryshimet e kritereve për gardën e republikës ju kanë thënë që është investim për të zgjedhur një njëri që vinte nga jashtë sistemit dhe votuat me porosi të Ramës dhe emri u zgjodh me konkurs të hapur, dhe nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh  74 kolegë të mazhorancë të votojnë për interesat e një individi. Ky është korrupsion. Ligjet me prorosi janë kthyer në traditë në këtë mazhoancë, dehe në normalitet. Të ngriti një komision etike si erdhi lifji dhe kush e solli dhe opozita do ndjek rrugët e veta ligjore", tha ai.

  • VIDEO

    Kuvend/ Rama sot në interpelancë për skandalin e mbetjeve toksike të 'Kurum'! Qeveria do t'i përgjigjet PD-së edhe për protestat në Thumanë-Kashar

    Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), pritet të jetë sot në qendër të debatit politik në Kuvend, pasi Bardhi do të zhvillojë interpelancë me Ramën. Interepelanca tjetër e PD është me ministren e Infrastrukturës në lidhje me protestat e banorëve për aksin Thumanë Kashar. Në rend dite dhe 'Mandati i Xhaçkës'

    • VIDEO

      E plotë-Berisha nuk i shpëton dot burgut! Detajet nga dosja, Avokati: Ka një mal me krime!

      Berisha dhe Malltezi u paraqitën sot në SPAK ku u njohën me akuzat për korrupsion për aferën ‘Partizani’ si dhe morën dosjen e hetimit. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me Denis Mingën se çfarë pritet të ndodh tashmë me çështjen që pritet të kalojë në gjyq.

      • VIDEO

        'Berisha po bën gafë', Ibsen Elezi: Aq pak njerëz para SPAK tregon se nuk e ka me vete opinionin publik! As ata aty nuk e besojnë kur e quan 'shpellë krimi'

        Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi komentoi në Repolitix grumbullimin e sotëm të militantëve të PD-së përpara SPAK, teksa Berisha shkoi atje për të mësuar akuzën.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv