-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, Berisha e pranon pasi del nga SPAK: Më ka korruptuar dhëndri im
Sali Berisha ka dalë nga SPAK pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani. Ai tha për mediat “më ka korruptuar dhëndri im”.
Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Vizitova pjesën muzeale të SKAP, gjendej ora 400 mijë e 600 euro me diamante, dhurata e Ramës, fotografia e Amant Josift për meritat e tij për mashtrimin botëror, Ymër Lala tek i jepet Dumanit 1 mln euro që pyetjen që si bëri, gjendej Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit duke përdor dokumente antiligjore për ti mbajtur peng. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Sumani në kasafortë. Gjendeshin 300 mln euro të sterilizimit të Ramës dhe Beqajt, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 mld euro të armës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.
I pandehur me akuzën që kam patur. Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.
-
VIDEO
‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur një Prokurori private të Ramës, ndërsa sulmoi edhe prokurorët duke thënë se janë mercenarë të Ramës.
"Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim", tha Berisha.
-
VIDEO
A ka PD kandidat rezervë për kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha ndërsa do merret i pandehur nga SPAK
Kryetari i PD, Sali Berisha doli nga banesa për në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD ka një kandidat rezervë për kryeministër.
A keni kandidat rezervë për kryeministër? Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie.
Ju çfarë doni? T'u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.
-
VIDEO
Do merret i pandehur për aferën 'Partizani', Berisha del nga shtëpia dhe niset drejt SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme ku do ti komunikohet akuza për aferën Partizani. Në dalje të banesës, pas rreth 8 muajsh, Berisha dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.
-
VIDEO
Koncesioni i sterilizimit në hetim parlamentar/ Saniservis-it iu paguan miliona lekë energji!
Komisioni hetimor i për koncesionet në shëndetësi, pyeti drejtorë të tjerë spitalesh, të cilët e përkrahën kontratën e qeverisë për sterilizimin. Deputetët e opozitës nxorën dokumente, se si vetë drejtuesit ishin ankuar për shërbimin. Spitali i Durrësit i kishte paguar edhe dritat dhe ujin që harxhonte kompania private.
-
VIDEO
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme merr pjesë në eventin e parë të rëndësishëm, që mblodhi një numër të lartë grash dhe vajzash afgane. Hasani vë theksin te targetimi i qëllimshëm i autoriteteve afgane ndaj kësaj kategorie, duke rrezikuar ekzistencën e tyre në shoqëri
-
VIDEO
ZBULOHET në emision, ja sa rriten PENSIONET në Tetor. Bonusi fundvitit më SHUMË se 50 mijë!
Fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe deklarata e kryeministrit Rama se do ketë burgim për këdo që nuk deklaron pagën u diskutuan këtë mbrëmje në ‘Repolitix’ me ekspertët.
-
VIDEO
Klosi për Report Tv: Në 2025 fitore të thellë si në ’97, Tirana sheshi i betejës! PD drejtues humbës në qarqe, besnikë të Berishës
Numri dy i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në Report Tv foli për ambiciet për fitoren e mandatit të katërt. Socialistët me ne krye Edi Ramën kërkojnë një fitore edhe më të thellë se në 2021 përballë Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Berishës i komunikohet nesër akuza për 'Partizanin', analisti Leka: Protesta, presion për SPAK! S’ka më të pandëshkueshëm
Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Nalltezi pritet t’iu komunikohet nesër zyrtarisht akuza nga SPAK. Por, Berisha ka thirrur një protestë para SPAK, një lëvizje kjo që analistin Martin Leka tregon presionin që Berisha kërkon t’i ushtrojë drejtësisë.
-
VIDEO
Basha kërkon vulën e PD, rekursi shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë
Në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i grupit Basha ndaj vendimit të Apelit të 11 Qershorit që i kaloi vulën Sali Berishës. Shqyrtimi në Dhomë Këshillimi dhe asnjë prej palëve s’do jetë i pranishëm.
-
VIDEO
Drejtuesit politikë të PS, Petro Koçi: Tirana e ka të nevojshme zgjedhjen me 3! Në Vlorë shkoi Çuçi si më i moderuar, Mazniku ka qenë truri i zgjedhjeve
Deputeti socialist Petro Koçi komentoi në Studio Live zgjedhjet e kryeministrit Rama për 12 drejtuesit të PS në qarqet e vendit për zgjedhjet e 2025. Për Arbër Hitajn, deputeti thotë se ndryshimet dhe lëvizjet nëpër qarqe sjellin një energji të re.
-
VIDEO
Doktori i njohur rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama: Sot e mora vesh që je qejfli
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat ku të pranishëm kanë qenë edhe personalitete të cilët kanë dale nga kjo shkollë.