-
VIDEO
Balla “zbulon” datën e zgjedhjeve të 2025-ës: Llogari japim vetëm para qytetarëve
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në lidhej me ligjin për Urdhrin e mjekut, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025.
-
VIDEO
'Mbetjet toksike të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi të dalin nga porti?
Në një interpelancë 50 minutëshe, Kryeministri Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të opozitës për mbetjet e dyshuara toksike, të Kurum të nisura drejt Tajlandës. Rama e quajti televonelë politike, Bardhi akuzoi Kryeministrin si kreun e e kontrandës së mbetjeve të rrezikshme. Nuk munguan edhe ironitë për zhvillimet e tjera politike.
-
VIDEO
Tiranë/ Rama pret në kryeministri presidentin e Izraelit, Isaac Herzog
Kryeministri Edi Rama ka pritur ne ambientet e kryeministrisë në një takim zyrtar presidentin e Izraelit Isaac Herzog.
‘Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog!’- tha Rama.
-
VIDEO
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
“Strategjia” e re e kryeministrit Rama për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë në 2025-ën rrezikon vendin e shumë deputetëve të kësaj legjislature, pasi ata me më shumë se 1 mandat do të garojnë në listë të hapur për të siguruar një ulëse në parlament.
-
VIDEO
U mor i pandehur për pastrim parash, momenti kur Xhimi Begeja hyn në SPAK, nuk dha deklaratë për mediet pas daljes
Ky është momenti i hyrjes në godinën e SPAK të Xhimi Begejas, (personi me flokë të gjata), teksa iu komunikua edhe akuza “pastrim parash”, për dosjen “Partizani”. Begeja u shfaq rreth mesditës i shoqëruar edhe nga avokati, teksa pas daljes nuk dha deklaratë.
Prokuroria e Posaçme njoftoi se e mori nën akuzë vetëm për “pastrim parash” Xhimi Begejan, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku gjithashtu janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se Begeja është pjesë e hetimeve dhe fillimisht ka qenë i hetuar edhe për korrupsion, por sot, pasi hyri në godinë për t’u ballafaquar me gjetjet dhe aktet e dosjes, Begeja doli pa dhënë asnjë deklaratë.
-
VIDEO
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi sot nga zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegime se pse nuk janë ndërtuar katër nyjet dhe nënkalimet në rrugën Thumanë-Kashar, duke sjellë edhe izolimin për hyrje-dalje të banorëve të zonave për rreth.
-
VIDEO
Ervin Salianji i drejtohet Ramës: Lë mandatin, nëse ka një rast që kam paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe
Deputeti i Partisë Demokratike ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.
Nga Kuvendit, Salianji po ashtu akuzoi edhe ish ministrat e Brendshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish- ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antiamfia.
Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të folur. Dua ti them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.
Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.
Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe kur të hyja në mes të fushave me kanabis nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak", tha ai.
-
VIDEO
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të oligarkut! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi sot nga zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegime se pse nuk janë ndërtuar katër nyjet dhe nënkalimet në rrugën Thumanë-Kashar, duke sjellë edhe izolimin për hyrje-dalje të banorëve të zonave për rreth.
-
VIDEO
Shtyu gazetaren shtatzënë, Pandeli Majko kërkon falje, pas reagimit të tensionuar ndaj gazetarëve
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.
Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.
"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.
-
VIDEO
'Atij në katin e 8-të s’ka ngelur balerinë pa i shkuar, duke i thënë 'ma lër ta tund belin për ty'! Rama ironi me Bardhin e Berishën: Me gojën hapur dhe kokën lart mban Saliun
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Gjatë interpelancës për mbetjet toksike Rama tha se i nxorri mallin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ironi bëri dhe me Sali Berishën, për të cilën paralajmëroi se do humbja e tij do të jetë më e madhe se në 1997
-
VIDEO
Rama ironi me Bardhin: Më nxorre mallin e Lulit, tutorit tënd të mëparshëm! Deputeti: Ti ke tutor bandat, Bajrin, Gjokën
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deputetit Gazment Bardhit. Rama tha se i nxorri marrin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Bardhi iu përgjigj se Rama ka tutor bandat Bajrin, Gjokën
‘Mua më dual malli i të shkretit lul turorit të këtij figurës së foli dhe besoj se të gjithë ata që e ndoqën e panë ku është dallimi i madh midis nesh që fjalisw me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin, këto mallra me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme.’- tha Rama.
Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!
-
VIDEO
Rama, Bardhit: Bashkë do kemi ballafaqim tjetër pasi SPAK të zbardh të vërtetën për vëllanë! Vitin ardhshëm do ta keni më keq se në 1997
Gjatë seancës Kryeministri Edi Rama tha se me Bardhin do të ketë një tjetër përballje pasi SPAK të zbardhë të vërtetën lidhur me hetimet për vëllanë e tij, Olsi Rama. Ndërkohë paralajmëroi për opozitën një humbje të thellë më keq se në 1997. Në replikë Bardhi tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura por dhe emërimet në polici, pas të cilave sipas Bardhit është krimi i organizuar.