-
VIDEO
Rama nga Berati: Do të angazhojmë edhe mësuesit pensionistë në shkolla! Flamuri jonë në radhët e atyre të BE në 2030
Nga qyteti i Beratit, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.
“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut.
Jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë”, tha Rama.
Investimi në shkollën “Babë Dudë Karbunara” pwr kreun e qeverisë wshtw pjesë e projektit kombëtar për arsimin e Shqipërisë 2030.
“Bindja ime është se ne e kemi energjinë, kemi kurajën, kemi eksperiencën, por mbi të gjitha kemi edhe dëshirën e jashtëzakonshme që duke i bërë gjërat më mirë, ta çojmë në një nivel tjetër jo vetëm arsimin, por Shqipërinë e cila në 2030-ën duhet të vendosë flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe flamurin për të cilin luftoi edhe Babë Dudë Karbunara dhe të gjithë patriotët e tjerë, aty në oborrin e familjes europiane, në të njëjtën radhë, në të njëjtën gjatësi shtize dhe me të njëjtat të drejta me flamujt e tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
Dhe natyrisht, për të bërë këtë, na duhet që të kemi një Shqipëri ku funksionon ligji edhe drejtësia, ku ekonomia është gjithëpërfshirëse dhe ku të gjithë kanë pjesën e tyre në rritjen ekonomike, jo thjesht si kontribut, por edhe si përfitim, dhe ku arsimi, shëndetësia, shkenca janë të atilla në nivel ku nuk i ndan më një hendek aq i thellë dhe aq i errët sa ai që i ndante kur ne morëm këtë detyrë”, shtoi Rama.
-
VIDEO
Jo vetëm rrugët, edhe shkollat do të monitorohen me kamera! Rama: Do ta formësojmë vitin e ardhshëm! Sfidë mbrojtja e gjuhës shqipe
Jo vetëm rrugët, por edhe edhe shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave. Detajet e këtij projekti që pritet që vitin tjetër të çohet përpara e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara”,
-
VIDEO
Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet!
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën së Biznesit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në Komisionin Parlamentar ditën e sotme (9 Shtator) pse duheshin ndryshimet në Projektligjin e ri të propozuar dhe hedhur në diskutim, për Inspektoriatet Shtetërore.
Dyshimeve të opozitës për punësime politike dhe kontroll të institucioneve, ajo iu përgjigj duke shpjeguar se tani të gjitha emërimet, përzgjedhjet dhe ndëshkimet për shkeljet do bëhen me anë të Komisioneve të posaçme monitoruese.
-
VIDEO
Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar” , që synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së
-
VIDEO
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë! PS: Iku koha kur shefat e inspektoriateve bënin fushatën!
Nuk ka kaluar pa dyshime dhe akuza mbledhja e sotme te Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Kuvend, ku raportoi edhe ministrja Albana Koçiu. Vasili pretendon se ky projektligj ka hapësira për abuzime. Kërcënime për prerje fjalë dhe ndërhyrje. Vokshi ngre dhe problemin e akulloreve kanceroze: Prokuroria e pushoi çështjen
-
VIDEO
Ministrja uron nxënësit dhe mësuesit: Të vendosur për përmirësimin e standardeve të mësimdhënies, suksese në këtë rrugëtim të bukur
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Në mesazhin e saj, Ministrja theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke u fokusuar tek investimet e kryera për të rritur standardet e mësimdhënies.
-
VIDEO
Spahiu: PD është parti shumë provinciale, pa qytetarë, pa femra, pa studentë, pa disident politik
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv ka komentuar zhvillimet politike në PD. Sipas Spahiut me caktimin e 12 drejtuesve të qarkut, PD është një parti e cila drejtohet nga një dorë që është Sali Berisha. Spahiu tha se PD është kthyer në një parti provinciale.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’ju faturojë humbjen e zgjedhjeve
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, në një intervistë për Report Tv thotë se Berisha vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’ju faturoj humbjen e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Kreshnik Spahiu zbulon: Kush janë tre personat më të fuqishëm në Partinë Socialiste?
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se tre njerëzit më të fuqishëm në Partinë Socialiste pas kryetarit Edi Rama, Janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali. Komentet Spahiu i bëri në një intervistë për Report Tv teksa po fliste për asamblenë e PS-së, ku tha se çelësat e pushtetit qendror dhe lokal ua ka besuar këtyre tre personave.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: A do vendosë Berisha emrin e tij dhe besnikët në fund listës, njësoj si Rama me ministrat e tij?
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në një intervistë për Report Tv, juristi tha se kryeministri Edi Rama me vendimin për garuar në lista të hapura, tha se me këtë lëvizje ka sfiduar opozitën
-
VIDEO
Votohet kryesia e re e PS-së! Nga gratë Ibrahimaj dhe Bushka ngelen jashtë, nga burrat Tavo e Vengu
Asambleja ka votuar për kryesinë e re që do përbëhet nga 10 emra. Për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra. Ndërsa la jashtë emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Nga gratë nuk fituan Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga burrat nuk fituan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.
-
VIDEO
Emrat e PS dhe lufta e informalitetit, DEKLARATA E FORTË e analistit: Kërcënimet e Ramës janë...
PS caktoi në Asamblenë e zhvilluar ditën e sotme, emrat e drejtuesve të qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme 2025.