-
VIDEO
'Ata nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria ka 1 mln banorë‘, Rama: Censusi tregoi se në vend sot jetojnë 2. 4 mln
Kryeministri Edi Rama, përgënjeshtroi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri kanë mbetur 1 milionë banorë.
Rama u shpreh se Censusi tregoi në Shqipëri sot jetojnë 2.4 milionë banorë.
“Shqipëria 2023 do të mëshirojë progresin e 4 mandateve të PS jo vetëm duke u bërë gati për anëtarësimin në BE, por edhe në rritjen e të ardhurat e ekonomisë familjare të gjithë shqiptarëve apo pensionistëve. Ata që duan të kthen në pushtet nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria kishte mbetur me 1 milionë e gjysmë banorë, por censusi që u zhvillua tregoi se në Shqipëri sot jetojnë 2. 4 mln qytetarë të këtij vendi. S’ka asnjë diskutim që shqiptarët kanë vijuar emigrimin edhe gjatë qeverisjes sonë, ashtu si kanë bërë të tërë popujt e vendeve deri kur ato vende kanë rritur pagat në një nivel të arsyeshëm”, tha ai.
-
VIDEO
'Zgjedhjet'/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
Rama njoftoi drejtuesit politikë të qarqeve për zgjedhjet 2025.
-
VIDEO
Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë nga Asambleja e PS, kur njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se kush nuk deklaron pagat do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike.
Nga java e dytë e muajit, tetor Rama tha se do nisë plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, duke thënë se sipërmarrjet që fshehin pagat reale po vjedhin edhe atë çka u takon pensionistëve.
-
VIDEO
Asambleja e PS/ Rama: Skuadër e re për zgjedhjet 2025, e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë
Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi një skuadër të re për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Asamblenë e PS në Durrës, Rama tha se PS sot ka më shumë se kurrë nevojë për një skuadër të re, ndërsa foli edhe për qeverisjen duke thënë se e nxorën PS nga gropa e 11 vite më parë.
-
VIDEO
Në 1997 PD mori 25 mandate, Rama bën parashikimin: Në zgjedhjet e 2025, do të marrin më pak
Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi një skuadër të re për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Asamblenë e PS në Durrës, Rama tha se PS sot ka më shumë se kurrë nevojë për një skuadër të re, ndërsa foli edhe për qeverisjen duke thënë se e nxorën PS nga gropa e 11 vite më parë.
-
VIDEO
Rama ironi me drejtuesit politikë të PD-së: Fund e krye humbësa kronikë! Nxorrën fitues Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të
Kryeministri Edi Rama komenton skuadrën e drejtuesve politikë të kundërshtarëve politikë, të Partisë Demokratike
Për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se hernë tjetër e thoje a sot do I rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.
-
VIDEO
Komisioni antikorrupsion, Rama: Ky projekt do të shkoj deri në fund, duan apo jo ata
Kryeministri Edi Rama, komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj.
Rama tha se ai projekt do të vijojë deri bnë fund, pavarisht nëse opozita merr ose jo pjesë.
“E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE. Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë më pak, sesa kori i atyre që e përsërisnin këtë deri 10 vite më parë, prandaj është edhe për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta kur të nxjerrim një ekip drejtues për zgjedhjet”, tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rama: Një prokurore e paaftë ndryshoi akuzën, bëri politikë, jo hetim të paanshëm
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë foli dhe për vrasjen e Egli progës në Pogradec, ku tha se nuk ishte ëvrtetë që u vra për shkak të gjobvënies. Rama foli edhe për prokuroren e çështjes që ndtryshoi akuzën nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, duke thënë se bëri poltikë ejo hetim të paanshëm.
U mobilizuan ta përdorin vrasjen e një djali të ri si overdozë helmi për të nxitur urrejtjen ndaj nesh. U prodhuar një film i kronikës së zezë ku u mblodhën bashkë të tëra të këqijat e mundshme. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komenteve mediatike, që i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtareve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur për një gjobë të papaguar, për të cilën viktima u vra nga një bandë gjobitësish. Gënjeshtër. U shkrua që Pogradeci qenka vërë si qeli e viteve ‘80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvnëse, gënjeshtër. U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër. Shpejtësia veprimeve të policisë në ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. Koha e mbërritjes është e dokumentuar në sistem. U përhap se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij ishte eksponent i lartë i PS në Pogradec. Gënjeshtër. PS nuk mbron politikisht as ministrat e saj, por në rastin konkret ai dajë që ka qenë dikur pjesë i PS është një person më pas i dënuar për abuzim me detyrën dhe s’ka asnjë lidhje me PS, i ndjeri ishte anëtar me tester i PS dhe nuk ishte pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, po punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat gënjeshtra me 7 gishta e bëri 7 herë xhiron e vendit. Një prokuror i paaftë dhe papërgjegjshëm që pa kryer asnjë hetim e ndryshoi akuzën si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Kështu popullit iu dha pa pikë turpi doza e helmi për të bërë politikë me një vdekje tragjike, deri dikur organizuar një protestë mashtrues e kundër qeverisë ndërkohë që çështja ishte dorëzuar korrektësisht nga policia që në orët e para pas ngjarjes. Për të lartë ujin e trashë me të hollë, prokuroria shkoi mori të pandehur një polic patrulle duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të policisë së patrullë, duke bërë politike në vend se të bënte hetim të drejtë, të paanshëm,, të pavarur dhe sa më të shpejtë. Kjo nuk është as e para e as e fundit, lojë politike e mediatike, ku e vërteta bykoset brenda xhorapit të pistë.
-
VIDEO
Rama -opozitës: Ne do të fitojmë përsëri, kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër do të humbin
Partia Socialiste ka mbledhur sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama teksa iu referua deklaratave të opozitës se PS fiton, sepse vjedh votat ai i hodhi poshtë këto akuza.
"Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi. Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane. Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin”, tha ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ Rama sfidon deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat: Bashkë me mua do jemi në listë të hapur! Të rinjtë vend të garantuar në listën e mbyllur
Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur. Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi. Në listë të hapur do jetë edhe Rama.
-
VIDEO
PS mbledh sot Asamblenë në Durrës, mbërrijnë socialistët! Rama: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030
Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë në Durrës. Mbledhja nis në orën 11:00 dhe hapet me fjalën e kryesocialistit Rama. Asambleja do votojë Kryesinë dhe Sekretariatin, ndërsa Rama thotë se do të nisin punën edhe për skuadrën e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.
-
VIDEO
Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane
Avokati Spartak Ngjela komentoi situatën në PD pas mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar duke u shprehur se janë të dobët edhe në sondazhe pasi kanë kryetarin e tyre në arrest shtëpie dhe të shpallur non grata nga SHBA.