-
VIDEO
Salianji çon raportin e Komisionit për TIMS në SPAK: U ndërhy nga persona të paautorizuar! Pas skandalit Balla e Çuçi ikën, Rrumbullaku u dorëhoq, Muça në arrest
Deputeti demokrat, në cilësinë e kryetarit të komisionit, lexoi gjetjet e hetimit, por PS ka dalë më raport më vete. Ai kërkoi hetimin e thelluar dhe marrjen e masave. Salianji: Të dhënat u vodhën, u hodhën për shitje në internet, iu dhanë grupeve kriminale. Kishte dijeni, por s’u mor asnjë masë! Tjetër rast i shtrydhjes, keqpërdorjes dhe flakjes
-
VIDEO
‘Si merret vendimi pa dijeninë e burrit’, Meta akuza Kryemadhit për djegien e mandateve: Më ke mashtruar! Bashkëpunëtorët e SPAK përpjekje për bllokimin e PL para zgjedhjeve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të Kryemadhit për djegien e mandateve në vitin 2019, duke thënë se është mashtruar.
-
VIDEO
Meta i ‘paqartë’ për aleancën me Berishën: Do e shqyrtojmë si do futemi në zgjedhje
Ndërsa Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë të qarqeve, Ilir Meta duke se është ende i paqartë se si do futet partia e tij në zgjedhje, koalicion me PD apo vetëm. I pyetur nga gazetarët nëse do të garojnë vetëm apo me Berishën, Meta tha se kjo çështje ka shumë kohë dhe është ende në shqyrtim.
“Është çështje që ka shumë kohë dhe ne do studiojmë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Do bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me regjimin, duke mos pasur iluzione se presim nga ky regjim kriminal standarde në zgjedhje”, tha Meta.
-
VIDEO
Dorëhiqet kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në vend të tij komandohet zv.drejtori! Ministri Hoxha mbledh sot vartësit
Pas dy vitesh në krye të detyrës, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve. Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë sot në orën 10:00 të gjithë vartësit e tij.
-
VIDEO
Spahiu në Report Tv zbulon ‘paktin e fundit Rama-Berisha’: Emigrantet nuk do lejohen të votojnë në 2025
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë bërë një pakt për të mos lejuar emigrantët që të votojnë në vitin 2025
-
VIDEO
Spahiu: Nëse PD futet në qeveri teknike si në 2017, do ishte mirë të shkrihej brenda Partisë Socialiste
Juristi Kreshinik Spahiu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv komentoi zhvillimet politike. Për gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se nëse PD futet në qeveri teknike si në 2017, do ishte mirë të shkrihej brenda Partisë Socialiste.
‘90% e publikut ishin me sy e vesh te kuvendi i Shqipërisë. Ishin personalitete nga të dyja partitë. Ky kuvend ka një lloj mediokriteti dhe është larg. Sot populli nuk voton më për deputetë, por për partitë dhe logon në të cilën kryetari emëron deputetët.
Humbja me historike më e thellë dhe turpshme e PD-së ka qenë për qeverinë teknike në 2017. Ku Gazmend Bardhi hyri si teknike u bë Ministër i Brendshëm. Një rifutje në qeveri teknike e PD-së me PS-në nuk është gjë tjetër, do të ishte një zyrtarizim i shkrirjes së PD-së brenda PS-së në një.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Zgjedhjet, Basha: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapur! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin
TIRANË- Lulzim Basha, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ pohon se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin e ardhshëm, përpos ndjekjes ligjore të vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën Sali Berishës, deri në dërgimin e çështjes në Strasburg. Basha tha se do të garojë në zgjedhje me ekip me kandidatë me lista të hapura.
-
VIDEO
Dashnor Sula kundër primareve: S'jemi në kushtet normale në PD, qeveria teknike është domosdoshmëri! Xhunga: PD me kryetar Berishën do jetë parti ‘non grata’
Deputeti i PD Dashnor Sula, është shprehur kundër primareve, pasi sipas tij PD nuk është në kushtet normale për këtë proces.
-
VIDEO
Basha në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve të PD shikojnë vetëm karrigen e tyre! Qeveria teknike? Pakt me Ramën që të rri në pushtet e Berisha të mbrojë interesat e tij
Ish kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha I ftuar në studio live në Report Tv komentoi zhvillimet në PD-në e Berishës, duke e cilësuar si një vërtetim të asaj që në atë grup gjithkush ka në vëmendje vetëm karrigen e tij personale. Për fatin e vulës së PD tha se do ta ndjekë deri në Gjykatën e Strasburgut.
-
VIDEO
12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua!
Pa surpriza, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u caktuan 12 drejtuesit politikë në qarqe. Lista dominohet nga të besuarit e Sali Berishës, i cili u shpreh se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.
-
VIDEO
Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për 12 drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD-së në Lezhë: S'na pyetën fare! Pazare për interesa personale
Zgjedhja e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit dje nga Kryesia e Partisë Demokratike ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm në radhët e kryesisë por dhe në anëtarësi. Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi i kryesisë ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.
-
VIDEO
PD ndryshon qëndrim, do marrë pjesë në komisionin e Xhafës! Baçi e konfirmon në ‘Repolitix’: S’mund t’i bojkotojmë, e mbështesin dhe ndërkombëtarët
Pas disa mbledhjeve bojkotim, Partia Demokartike ka ndryshuar qendrim dhe thotë se do të marrë pjesë në Komsionin Antikorrupsion, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Lajmin e bëri me dije deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Për gazetarin Denis Minga, Baçi tha se ai është një komision i cili ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve